Të nderuar,
Qeveria sot e mbajti një seancë të rregullt në të cilën ka marrë disa vendime. Qeveria ka vazhduar gjendjen e krizës në të gjithë territorin e vendit për shkak të situatës me zjarret.
Duke i shqyrtuar raportet e Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Qeveria për vitin 2024 ka siguruar 52 milionë denarë nga rezervat shtetërore, për të rritur buxhetin e DMSH-së për mbulimin e shpenzimeve për shuarjen e zjarreve. Nga këto mjete, 41 milionë denarë janë për DMSH-në, ndërsa 10,5 milionë janë për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit, ushqimit dhe transportit të stafit gjatë qëndrimit të tyre në shtetin e ndihmës së huaj për përballje me zjarre.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për rritjen e tarifës së noterit. Sipas informacioneve, Vendimi i mëparshëm i Qeverisë së datës 6 qershor, me të cilin u rritën tarifat noteriale, u vlerësua si i nxituar dhe shkaktoi ngarkim te qytetarët.