“Shikoni, unë mendoj se në periudhën e fundit është përfolur shumë për Arsovskën , do të thoja se ajo është një person unik që krijon armiq në vend që të krijojë miq dhe kjo nuk është mirë, mendoj se sa vlen këshilli im”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për akuzat e Arsovskës se Këshilli nuk i voton programet.
Kryeministri Mickoski tha se Arsovska po akuzon se gjendja e qytetit është katastrofike për shkak se nuk janë votuar programet dhe u bëj thirrje këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit t'i votojnë ato edhe siç theksoj ai, pavarsisht kësaj gjendjes së keqe, sërish nuk do të ndryshojë.
“I dëgjova ato mesazhe, nuk janë votuar programet, po frenojnë ata, po frenojnë ato. Ja un si Kryetar i VMRO-DPMNE-së, do të kërkoj nga këshilltarët që vijnë nga grupi i VMRO-DPMNE-së, menjëherë në mbledhjen e ardhshme t'i votojnë ato programe”, tha Mickoski.
“Nëse është tek programet, por nuk ka të bëj me programet. Ja do të shihni menjëherë, mora informacion se do të ketë mbledhje me datë 29-tin, i lus këshilltarët e grupit të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit që të votojnë për ato programe që ajo thotë se nuk janë votuar, ta votojnë dhe ju do të shihni se asgjë nuk do të ndryshojë. Ja ta dini se bukfalisht asgjë nuk do të ndryshojë”, theksoi ai.
Kryeministri Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE nuk i frenon dhe se do t'i miratoj programet.
“Ajo që është në dorën tonë do ta bëjmë dhe kjo nuk duhet të jetë arsye që ata të thonë se VMRO-DMPNE po frenon. Ne nuk frenojmë, do t'i votojmë ato programe, do t'i kërkoj që të votojnë”, tha Kryeministri Mickoski.