“Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë miratuam vendim për rritjen e subvencionit dhe dhënien e 3 denarëve shtesë për kilogram për prodhuesit e grurit, duke marrë parasysh konkurrencën rajonale. Ne duam t’i mbajmë sepse kjo është një kulturë strategjike për ne dhe duhet të kujdesemi për njerëzit që merren me prodhimin e grurit, njëkohësisht do të shtoj këtu edhe prodhuesit e elbit”, deklaroi Kryeministri i Qeverisë në pyetjen gazetareske lidhur me problemin e prodhuesve të grurit me blerjen dhe shtoi:
“Nëse deri më tani subvencioni për hektar ka qenë rreth 6.000 denarë, në mbledhjen e djeshme kemi miratuar vendim që të dyfishohet, gjegjësisht në 12.000 denarë, duke marrë parasysh çmimin e ulët të blerjes së elbit prej 9 denarë për kilogram, kështu që vazhdojmë të mbështesim të gjithë ato që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës në Maqedoni. Kjo është ajo që është në interesin tonë dhe politikë e kësaj Qeverie”.