Fakt i verifikuar: Qeveria siguron 11 mijë denarë K15 për mbi 84 mijë të punësuar në administratë

Edhe pse Qeveria e kaluar nuk kishte paraparë mjete për pagesën e K15 në buxhetin bazë, me ribalancin e ri Qeveria siguron 1 miliard denarë për pagesën e K15 për punëtorët në administratë.

Me këtë vendim mbi 84.000 punëtorë në administratën shtetërore do të marrin nga 11.000 denarë K15. Pagesa do të bëhet më së voni deri në dhjetor të këtij viti.

Me këtë do të realizohet një mbështetje tjetër e rëndësishme për punonjësit.

Me këtë pako të K15 do të përfshihen edhe mësimdhënësit e punësuar në shkolla.

Në këtë mënyrë, Qeveria tregon kujdes të veçantë për secilin punonjës në përmbushjen e të drejtave të tyre.