Mickoski paralajmëroi tre investime të reja të huaja

“Po, jemi duke punuar në tre të tilla në këtë periudhë edhe pse disa tashmë kanë ndodhur, më shumë se 1500-1600 punësime të reja janë në proces, katër investime të reja në dy muajt e gjysmë të fundit tashmë janë shpallur, zgjerimi i njërit që ekziston, dy krejt të reja dhe një në energjetikë, me të cilin do të jemi një hap përpara drejt realizimit të sovranitetit të plotë energjetik si shtet”, deklaroi Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes  gazetareske nëse ka njoftim për investim të ri.

Ai bëri të ditur se në periudhën që vijon punohet në tri investime të reja, dy prej të cilave tashmë janë investime ekzistuese dhe një investim i madh në vlerë prej 150 milionë eurosh me një vend anëtar të Bashkimit Evropian.

“Në periudhën në vijim jemi duke punuar për tri investime të reja të tilla. Dy janë tashmë në investime ekzistuese që tashmë janë duke punuar te ne, të cilat do të zgjerojnë portofolin e produkteve të tyre dhe pres që në muajin nëntor  ngadalë por me siguri t'i shpallim këto lajme pozitive për qytetarët dhe një investim të madh me vlerë  prej 150 milionë eurosh, jemi në fazën e fundit me një shtet të madh evropian, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian”, shtoi Kryeministri Mickoski.

Sipas tij, nëse kjo ndodh, do të jetë vërtet një hap i madh përpara për ne si shtet dhe për ne si Qeveri.

“Ne jemi në garë për këtë investim, çdo ditë komunikojmë me investitorë potencialë dhe nëse kjo ndodh, do të jetë vërtet një hap i madh për ne si shtet dhe për ne si Qeveri”, tha Kryetari I Qeverisë Mickoski.