Zëvendëskryeministri i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ka zhvilluar një takim kortezie me ambasadorin e sapoakredituar të Francës në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Kristof Le Rigoler.
Duke ia uruar ambasadorit detyrën e re, z. Fetai falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në rrugëtimin tonë evropian.
Theksi kryesor në bisedën me bashkëbiseduesin u vu në aktivitetet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, vazhdimin e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë e reja për bashkëpunim.