Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot në ambientet e zyreve të Qeverisë, priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, SH.S. Ami Larsson Jain.
Zoti Fetai e falenderoi Ambasadoren për bashkëpunimin si dhe mbeshtetjen e pa rezervë të Mbretërisë së Suedisë për Maqedoninë e Veriut.
Me ambasadoren u zhvillua bisedë e hapur për prioritetet e Qeverisë si dhe sfidat me të cilat përballemi në procesin e integrimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën e kapjes së momentumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe për nevojën e rritjes së përpjekjeve së institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe shtetin e së drejtës, si vlera themelore të BE-së.
Ambasadorja u njoftua per aktivitetet e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, përfshirë aktivitetet e Trupit ndër-resorial në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit, Strategjinë për Transparencë dhe dokumente të tjera strategjike të Qeverisë.