Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot vizitoi Odën Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikimit - MASIT. Pas ngjarjes, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se çfarë planifikon Qeveria në segmentin e investimeve në rrugë të cilat janë të mirëseardhura për ekonominë, ndërsa sektori i biznesit e potencon si një nga premtimet më të mëdha në infrastrukturën rrugore, ai informoi se po punohet në nivel ditor për realizimin e investimeve kapitale të këtij lloji.
“Po, kemi hasur indiciplinë letargjike, të plotë në zbatimin e këtij lloji të investimeve kapitale dhe mund të vëreni se punohet në nivel ditor deri në orët e vona, kemi një agjendë mjaft ambicioze. Me kënaqësi mund të them se deri në fund të vitit, rruga që është pjesë e Korridorit 8, rrugës eksprese që lidh vendet Çatall-Dllaboçicë dhe Kriva Pallankë, gjegjësisht Stracin-Kriva Pallankë, për ata që udhëtojnë më shpesh në atë pjesë të vendit, do të jetë gati dhe menjëherë do të fillojmë me projektimin e aksit Kumanovë-Çatall, gjegjësisht Kumanovë-Stracin dhe me këtë do ta mbyllim atë pjesë të rrugës eksprese. Pastaj, me kënaqësi mund të them se pjesa e Korridorit 8 që lidh Kërçovën me Ohrin pas shtatë vitesh letargji dhe stagnim jo vetëm që është e çbllokuar, por tashmë janë asfaltuar edhe rreth dymbëdhjetë kilometra në vendin e ashtuquajtur Pesoçen ku është asfaltuar njëra anë e rrugës dhe pres që në fillim të sezonit të ri turistik nga Arbinova praktikisht deri në Ohër të vendoset në përdorim. Me përjashtim të disa kilometrave në pjesën e fshatit Botun, sepse aty kemi një rrëshqitje dheu që duhet riparuar. Në thelb janë 16 rrëshqitje, por kjo është disi më e madhja dhe pres që deri në fund të vitit 2026-të ajo që kemi premtuar nga Kërçova të lidhemi tërësisht me Ohrin”, tha kryeministri.
Kryeministri nënvizoi se Qeveria tashmë ka nisur aktivitetet në terren, duke theksuar se kanë zgjedhur të punojnë e jo të bëjnë politikë në pjesën e realizimit të Korridorit 8.
“E patë se filluam me aktivitetet në terren dhe zgjodhëm të punojmë e jo të bëjmë politikë në pjesën e realizimit të Korridorit 8. Lidhje rrugore Gostivar dhe Bukojçan. I hapur është fronti diku rreth 12 deri në 16 kilometra. Marrëdhëniet pronësore-juridike të zgjidhura, me trasë të pastërt. Punohet në terren. Para dy javësh e kishit mundësinë, gjegjësisht një javë më parë mediat patën mundësinë ta shihnin këtë. Poashtu edhe në rrugën që është pjesë e Korridorit 10, e cila e lidh Prilepin dhe Manastirin, dhe këtu tashmë kemi një front të hapur prej tetë kilometrash, falë Ushtrisë. I deminuar, plotësisht i zgjidhur nga aspekti i marrëdhënieve pronësore-juridike dhe tashmë punohet në teren. Shtrirja Gradsko, Gradsko-Farish do të lëshohet deri në Vitin e Ri, dhe shtrirja Drenovo-Farish ka një shkëmb që duhet hequr dhe këtu do të ketë pak vonesë. Deri në fund të marsit, prillit, pres që kjo shtrirje të përfundojë. Kështu që ne kemi ecuri dhe realizim të projekteve kapitale të cilat deri më tani nuk janë realizuar, pres që deri në Vitin e Ri të përfundojë pjesa e parë e hekurudhës që është pjesë e Korridorit 8, Kumanovë deri në Kumanovë-Beljakovcë. Beljakovce Kriva Pallankë fatkeqësisht ka vonesë dhe nuk e di këtu duhet të shohim se çfarë do të bëjmë me kontraktorët, sepse ajo pjesa e dytë është e rëndësishme për ne që të hyjmë në pjesën e tretë. Në pjesën e tretë, është mirë që më në fund nga fqinji ynë lindor të kemi kërkesë të përfundohet ajo pjesë, lidhjen e përbashkët të tunelit me hekurudhën nacionale të Bullgarisë dhe në këtë mënyrë të bëhemi Korridor rrugor, gjegjësisht transporti dhe hekurudhor dhe ose qendër apo udhëkryq si të dëshironi” shpjegoi ai.
Këtë muaj përfundon edhe tenderimi për interkonjektorin e gazit me Greqinë. Siç tha kryeministri, ai pret që marrëveshja të nënshkruhet deri në Vitin e Ri.
“Nga ana tjetër, tenderimi për interkonjektorin e gazit me Greqinë përfundon brenda datës 20 nëntor. Pres që të nënshkruhet marrëveshja deri në Vitin e Ri dhe të përfundojë interkonektori dhe të punojmë në interkonektorin verior me Serbinë. Kështu që punohet pikërisht në të gjitha anët”, theksoi kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski ndër të tjera theksoi se ka filluar realizimi i projekteve nëpër komuna, ai pret që deri më 15 nëntor të nënshkruhen marrëveshje edhe më shumë projekte.
“Filloi ky realizimi i projekteve përmes komunave, përmes komunave kemi më shumë se 2,1-2,2 miliardë denarë për infrastrukturë rrugore për komunat. Bulevardet, rrugët etj. etj. të nënshkruara me komunat deri në këtë moment. Pres që deri në datën 15, ata që duhej të bëjnë plotësim shtesë ta bëjnë, të nënshkruhen kontratat. Dhe pres që të shpallet tenderi i ri i thirrjes së re publike në shkurt-mars, të kemi edhe disa miliardë investime të tjera për infrastrukturën rrugore nëpër komunat. Kështu që ky është prioriteti ynë dhe është mënyra se si mund ta zhvillojmë vendin tonë, nuk ka tjetër, kështu që kjo është mënyra e vetme se si do ta zhvillojmë atë”, tha kryeministri Mickoski.