Mirëdita edhe nga unë.
Unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë pas asaj që thanë folësit paraprak, vetëm dua të them se sa herë që bëhet diçka e re e cila do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve për mua është gëzim i veçantë, sepse për ne është frymëzim të punojmë edhe më shumë, të zbatojmë edhe më shumë për qytetarët sepse këtë e presin nga ne.
Kështu që edhe një herë i përgëzoj të gjithë, nënkryetarin e Qeverisë dhe ministër për Transport, drejtorin e NPRRSH-së, kryetarin e komunës, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, këshilltarët, administratën në Komunën e Velesit, qytetatarët e Velesit, për gjithë këtë që është bërë në Veles për një kohë të shkurtër dhe të asaj që do të bëhet.
Më lejoni të përmend se me thirrjen e re që do të shpallet përmes Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, përafërsisht në vlerë prej 6 deri në 6.5 milionë euro të reja do të jenë projektet që do të financohen këtu në Veles.
Pres me padurim të shoh pamjen e garazhit shumëkatësh që do të jetë këtu në qendër të qytetit sepse do të jetë një arkitekturë vërtet e bukur, diçka që qytetarët e Velesit e kanë pritur.
Kështu që, ja të vazhdojmë të gëzohemi me projekte të bukura dhe të befasojmë këndshëm qytetarët, të zbatojmë më shumë nga ajo që premtuam.