Pas një ngecjeje gati trevjeçare, Mexhiti vuri në funksion hidrosistemin e Gjavatos

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor, Izet Mexhiti, dhe deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Cekov, sot e vunë në funksion sistemin hidrik "Shpëtimi për Liqenin e Dojranit", me të cilin u realizon dërgesa e ujit nga bunarët e Gjavatës në Liqenin e Dojranit.

Pikërisht, me propozim të Ministrisë për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor, së fundmi Qeveria miratoi informacionin për aktivizimin e këtij sistemi hidrik dhe pas një pauze prej pothuajse tre vjeçare, uji i Liqenit të Dojranit do të plotësohet sërish nga bunarët e Gjavatës.

"Qeveria dhe Ministria për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor do të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje për fondet financiare, për të mundësuar rindërtimin e plotë të këtij sistemi hidrik në të ardhmen e afërt," deklaroi Mexhiti, duke theksuar se për funksionimin e sërishëm të sistemit hidrik është e nevojshme rindërtimi i vetë tubacionit dhe blerja e disa pompave të reja nënujore.

Deputeti Mile Cekov deklaroi se Qeveria e kaluar dhe autoritetet komunale aktuale nuk gjetën një zgjidhje për këtë problem gjatë afatit prej gati 3 vjetësh, ndërkohë që Qeveria e re gjeti zgjidhje për më pak se gjashtë muaj. "Falënderojmë ministrin Izet Mexhiti për parashtrimin e propozimit për vendim në Qeveri për zgjidhjen e këtij problemi të trashëguar, i cili nuk u zgjidh për gati 3 vjet," tha Cekov.

Në Zonën e Bunarit të Gjavatës aktualisht janë tri pompa nënujore teknologjikisht të funksionueshme - pompët 3, 7 dhe 8, të cilat janë vënë në funksion, ndërsa për pompët e tjera është e nevojshme rindërtimi.

Për shkak të mosfunksionimit të sistemit hidrik gjatë periudhës së kaluar, niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është 76 centimetra më poshtë minimumit të lejueshëm, dhe nëse ky trend vazhdon, niveli mund të ulet edhe më shumë, pasi dhe gjendja hidrologjike është e pafavorshme.