Mickoski: Lufta kundër instalimeve të LSDM-së dhe BDI-së do të jetë e gjatë, rraskapitëse dhe e ashpër, por qytetarët maqedonas do të fitojnë drejtësinë që e meritojnë

“Sa i përket vendimit dhe komentit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mund të them se instalimet e LSDM-së dhe BDI-së janë të vështira dhe lufta kundër tyre do të jetë e ashpër. Nuk pres që të jetë e lehtë në prokurori dhe në gjyqësor. Sepse qëllimi i tyre, të bëjnë çmos për të shkatërruar prokurorinë dhe gjyqësorin që të mund pronarët e tyre të vërtetë, ata pak prokurorë dhe gjyqtarë, t'i mbrojnë, po merr përmasa epike. Për këtë kam folur edhe në seancën e fundit parlamentare kur iu përgjigja pyetjeve të deputetëve. Shpesh herë në gati pesë muaj që kur jemi në Qeveri, ka ndodhur që disa nga prokurorët të kenë probleme me stomakun, dhimbje koke, temperaturë e kështu me radhë, në momentin kur duhet të merren masa vendimtare ndaj kriminelëve që ishin simbol i një qeverisje prej shtatë vjetësh, gjë që nuk duhet të përsëritet.

Nuk besoj se kjo luftë do të jetë e shkurtër. Kjo luftë do të jetë e gjatë, rraskapitëse, sepse ata janë të vështirë. Ato instalime janë të vështira, janë në numër të vogël, të kuptohemi, nuk janë shumë. Pak njerëz në prokurori dhe në gjyqësor janë ende pasues të verbër të pushtetit të kaluar nga LSDM dhe BDI, por mund t'ju them se do të fitojmë. Dhe atë që kam thënë, e kam bërë. Në fund ne do të fitojmë dhe ata do të mposhten. Qytetarët maqedonas do ta fitojnë drejtësinë, ashtu siç e meritojnë, e jo padrejtësi nga ata pak veta shërbetorë të instaluar të Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët në momentin e fundit gjithmonë kanë dhimbje stomaku, viruse, dhimbje koke dhe temperaturë kur duhet të veprojnë kundër, për fat të keq, kriminelët të cilët për shtatë vite ishin simbol i keqqeverisjes”, tha kryetari I Qeverisë Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me vendimin e Komisionit Kundër Korrupsionit, i cili reagoi ashpër se emërimet e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë në Bordin Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë janë kundër Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe ka konflikt interesi.