Toshkovski: Përveç gjendjes katastrofale të cilën e trashëguam, lufta kundër krmit të organizuar është e suksesshme, grupet kriminale po bien kurse informatat nuk po rrjedhin

Ministri i Punëve të Brendshme sot (14.11.2024) në Qeveri mori pjesë në Platformën “100% e përkushtuar për ty” ku për opinionin në fokus ishin masat dhe politikat për sigurinë, mbrojtjen dhe drejtësinë. 

Ministri Toshkovski edhe një herë theksoi se lufta pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së re dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, sepse ato cenojnë funksionimin e shoqërisë dhe krijojnë mosbesim të qytetarëve në funksionimin e institucioneve dhe të vetë shtetit.

Ministri potencoi se me marrjen e detyrës, edhe pse situata e trashëguar ishte katastrofale në aspekt të organizimit dhe burimeve, edhe me ato resurse dhe me një angazhim të madh, rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit japin rezultate dukshëm më të mira se më parë.

“Një gjykatës nga Gjykata Supreme dhe një anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë me aktgjykim të formës së prerë nuk janë më pjesë e një sistemi reketi të cilin e kanë ndërtuar institucionalisht vite më parë. Në një javë për dy ditë kemi pasur dy aksione gjithëpërfshirëse, një në territorin e Maqedonisë Juglindore dhe një në Maqedoninë Perëndimore. Një grup i tërë i organizuar i doganierëve të cilët keqpërdorën pozitën zyrtare dhe u pasuruan në shpinën e qytetarëve të Maqedonisë janë asgjësuar. Në aksionin e dytë u asgjësua një grup kriminal që vepronte prej shumë vitesh dhe shoqërohej me tregti të kundërligjshme të drogave, tregti me njerëz, pastrim parash. Dallimi nga më parë në realizimin e veprimeve të tilla është se në ditën e aksionit në njëfarë mënyre njerëzit e parë të atyre grupeve kriminale ishin gjithmonë jashtë vendit dhe të paarritshëm për policinë dhe personat që nuk ishin bartës të krimit u arrestuan. Tani një informacion i tillë që do t'i lejojë ata të shpëtojnë nuk po rrjedh dhe për këtë aksionet janë të suksesshme dhe do të vazhdojnë të jenë të suksesshme”, ishte decid ministri Toshkovski.

I pyetur se kur do të funksionojnë kamerat nga projekti i shumëpritur “Qyteti i Sigurt”, Toshkovski theksoi se instalimi i kamerave në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë pritet të përfundojë dhe projekti përfundimisht të fillojë në vitin 2025. Sistemi do të regjistrojë kundërvajtje në trafik si kalimi në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), ngasje me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara dhe parkimi i kundërligjshëm i automjeteve me qëllimin përfundimtar rritjen e kulturës së trafikut dhe uljen e aksidenteve në trafik me viktima në njerëz, numri i të cilave pritet të ulet në mënyrë drastike.

“Edhe pse projekti ishte planifikuar dhe nisur më herët, nuk ishin paraparë zgjidhjet sistemore se si do të zbatohet përmes institucioneve të tjera siç janë gjykatat. Ndryshimet ligjore do të jenë në drejtim të harmonizimit të legjislacionit tonë me legjislacionin evropian. Ndryshimet i referohen futjes së neneve të reja në Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me pronarin e automjetit (ose personin me të drejtën e përdorimit të automjetit) me të cilin është kryer kundërvajtja në rrugë. Kundërvajtja në trafik do të dokumentohet me mjete teknike dhe aparate rregjistruese përkatëse, ndërsa pronari i automjetit do t'i pajiset me raport përkatës për kundërvajtjen e kryer. Rregullimi i mëtutjeshëm i procedurës për mbrojtjen e të dhënave personale është duke vazhduar, gjegjësisht në periudhën në vijim, duke respektuar të gjitha rregullat ligjore. Natyrisht që do të ketë një periudhë të informimit të qytetarëve, përshtatjes së tyre në sistem që të fillojmë të gjithë gati dhe së bashku të ndërtojmë një kulturë të trafikut e cila do të rezultojë në rregull në trafik pa viktima”, theksoi Toshkovski.

Në fund, Toshkovski theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme është plotësisht e përkushtuar për krijimin e një force policore evropiane të pajisur, të trajnuar dhe moderne që do të mbrojë sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj dhe do të luftojë pa kompromis të gjitha llojet e krimit dhe korrupsionit që gërryejnë funksionalitetin dhe prosperitetin e shoqërisë.