Mickoski: Kërkesat e biznesmenëve turq janë të logjikshme dhe të pritshme dhe ne si Qeveri bëjmë përpjekje maksimale që ato të realizohen

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, pas mbajtjes së forumit të biznesit “Dialog mes sektorit të biznesit dhe Qeverisë”, organizuar nga Oda Ekonomike Turko-Maqedonase (MATTO), në pyetjen gazetareske në lidhje me atë se çfarë kërkesa kanë biznesmenët turq dhe  me çfarë problemet përballen ata, theksoi se kërkesat e tyre janë logjike dhe nuk janë jashtë pritshmërive.

“Kërkesat janë logjike, për disa prej kërkesave tashmë është duke u punuar, tashmë janë në proces. Përgjithësisht lejet e punës për punëtorët e jashtëm, lejet e ndërtimit, të cilat janë prioritetet tona. Bëhet fjalë për kërkesat logjike, nuk është diçka që është jashtë asaj që është logjike dhe ne si Qeveri bëjmë përpjekje maksimale që ato të realizohen  dhe mendoj se disa nga ato punë tashmë janë duke u realizuar.

Për një pjesë deri në fund të vitit, kështu që nuk ishte diçka jashtë pritshmërive”.