“Të nderuar përfaqësues të mediave, mirëdita.
Sot në Ministrinë e Financave zhvilluam një takim me Asociacionin Bankar Maqedonas. Diskutuam për mjetet që janë pjesë e huasë nga Qeveria Hungareze.
Do ta ndaja takimin në tre pjesë. Pjesa e parë lidhej me afatet, kohëzgjatjen dhe çështje të ngjashme. Pjesa e dytë ishte dëshira për të marrë pjesë në projekt, dhe pjesa e tretë lidhej me normën e interesit.
Në lidhje me dëshirën për të marrë pjesë si Asociacion Bankar Maqedonas, anëtarët dhe përfaqësuesit shprehën pa asnjë dyshim gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij procesi, nga ato kisha mundësi të dëgjoj prej përfaqësuesve të tyre.
Sa i përket afateve, ramë dakord që, në varësi të kërkesave të klientëve, të përdoret formulimi deri në tre vite periudhë grejs dhe deri në pesëmbëdhjetë vite afat për shlyerje, sepse disa klientë preferojnë afate më të shkurtra, etj. prandaj, thamë deri në tre vite dhe deri në pesëmbëdhjetë vite afat shlyerjeje; mendoj se këtë e harmonizuam dhe e pranuam.
Në pjesën e normës së interesit do të vazhdojmë të negociojmë këtë javë dhe do të shohim, pres që deri në fund të javës së ardhshme, në gjysmën e dytë, do të kemi një qëndrim lidhur me këtë çështje dhe në këtë mënyrë do të përfundojmë këtë dhe më në fund do të fillojmë ta zbatojmë gjithë këtë dhe ta përcjellim në ekonominë.”