“Për mua, sot është një kënaqësi e veçantë të jem këtu në Komunën e Gazi Babës, në këtë vendbanim, sepse këtu filluam praktikisht dhe vendosëm gurthemelin para disa muajve, ndërsa tani mund të shohim se si ky objekt i mrekullueshëm vihet në përdorim.
Një problem shumëvjeçar, rreth 200 fëmijë tani nuk do të duhet më të zhvillojnë orët e tyre të edukatës fizike jashtë, por do të kenë sallën e tyre dhe më në fund do të mund t’i kalojnë këtu orët me mësuesit e tyre.
Kështu që është me të vërtetë një kënaqësi, e përgëzoj kryetarin e komunës për përkushtimin, këshilltarët, administratën e Komunës së Gazi Babës e cila e mbështet punën e kryetarit, deputetët në Kuvendin Maqedonas dhe vlerësoj se kur një grup kaq homogjen punon së bashku, rezultatet janë të pashmangshme.
Kënaqësia e qytetarëve është e madhe, por edhe më e rëndësishme për ne është kënaqësia e më të rinjve, e fëmijëve që u bënë me një objekt kaq impresiv me kushte evropiane. Unë do të dëshiroja që shumë objekte të tilla të ndërtohen në të gjithë shtetin.
Prandaj, edhe një herë përgëzoj dhe uroj që të na shtohen sa më shumë objekte të tilla.”