Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske për atë nëse pret zhvillime në lidhje me deklaratën e djeshme nga foltorja e Kuvendit, ku tha se është ndjekur si udhëheqës i një formacioni paraushtarak, deklaroi:
“Financues. Frymëzues dhe financues i një strukture militante, të armatosur, paraushtarake, parapolicore dhe s’di çfarë tjetër. Ajo që është interesante, nga ajo që mund të them dhe të ndaj me opinionin, është se këto dokumente, raporte ose si t’i quaj, debriefingje, janë krijuar në fillim të vitit 2020, kur ishte viti zgjedhor. Imagjinoni, një nga agjencitë e sigurisë, për arsye të kuptueshme nuk do të them cila, posedon informacione të tilla, ku unë frymëzoj, financoj dhe organizoj struktura të tilla terroriste, të armatosura dhe nuk e informon Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dhe shtrohet pyetja pse nuk e ka informuar. Përgjigjja është e qartë, sepse ishte periudha teknike dhe atëherë ministër teknik ishte zoti Nake Çulev, po flas për vitin 2020. Kjo ishte thjesht një mënyrë, përmes një inskenimi, për të siguruar mbikëqyrje fizike ndaj liderit të partisë më të madhe politike në atë moment, VMRO-DPMNE. Për pjesën tjetër, ja lë Prokurorisë, në fakt këtë e diskutuam edhe me prokurorin në ngjarjen. Zëri të arrijë tek Prokuroria, e pastaj të shohim nëse ky zë do të arrijë tek ata dhe nëse pas këtij zëri, ata do të ndërmarrin masa.”