Ministria e Ekonomisë dhe Punës është plotësisht e përgatitur për të bashkëpunuar me organet kompetente në procesin e zbardhjes së tragjedisë së ndodhur në Koçan

Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpreh gatishmërinë e saj të plotë për bashkëpunim me organet kompetente në procesin e hetimit dhe zbardhjes së tragjedisë që ndodhi në Koçan.

Ministria angazhohet për mbështetje të plotë në të gjitha procedurat ligjore, duke siguruar që çdo shkelje e ligjit dhe keqpërdorim i pozitës për përfitime personale të trajtohet me seriozitetin e duhur.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen drejt dhe të kërkojnë llogaridhënie. Ministria e Ekonomisë dhe Punës është e angazhuar për të garantuar se ligji do të respektohet dhe drejtësia do të vihet në vend.