Në emër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe në emrin tim personal, përcjell urimet më të sinqerta me rastin e 24 Majit – Shën Kirili dhe Metodi, Dita e ndriçuesve të të gjithë popujve sllavë. Kjo ditë e rëndësishme ka një vend të posaçëm në kalendarin kulturor dhe shpirtëror të të gjithë popujve sllavë, pasi kremton veprën e vëllezërve të shenjtë, të cilët vunë themelet e shkrimit, arsimit dhe zhvillimit shpirtëror të sllavëve.
Vepra e Kirilit dhe Metodit është më shumë se një trashëgimi historike – ajo është një frymëzim i gjallë dhe një kujtesë se shkrim-leximi është çelësi drejt dijes, përparimit dhe lirisë, ndërsa arsimi – investimi më i çmuar për të ardhmen e çdo shoqërie.
Krijimi i alfabetit glagolik dhe përhapja e vlerave të krishtera dhe të shkrimit lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e popujve sllavë.
Le të jetë 24 Maji një ditë krenarie, mirënjohjeje dhe nxitjeje për të vazhduar vizionin e tyre dhe le të na kujtojë se shkrim-leximi dhe arsimi janë themeli i çdo shoqërie moderne dhe të begatë.