Të nderuar,
Përmes fushatës bli produkte bujqësore vendore e stimulojmë rritjen e ekonomisë vendore dhe ndikojmë drejtpërdrejt në rritjen e konsumit të produkteve bujqësore të prodhuara nga bujqit maqedonas.
Qëllimi i kësaj fushate të Qeverisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është promovimi i prodhimit vendor dhe rritja e prodhimit vetanak.
Qytetarët do të jenë në gjendje të blejnë produkte bujqësore vendase në markete, dhe çdo produkt që prodhohet në Maqedoni ose importohet nga jashtë do të etiketohet.
Kjo jo vetëm që do të rrisë kërkesën e tregut, por do ta rrisë edhe prodhimin bujqësor. Nëse më parë kishim një situatë ku fushat braktiseshin, tani do t'i inkurajojmë bujqit të kthehen në fusha me punën e tyre.
Qëllimi ynë kryesor është ta bëjmë Maqedoninë një vend të pavarur sa i përket bujqësisë.
Qeveria, nëpërmjet masave dhe hapave specifikë, ndihmon drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë vendase dhe rritjen e PBV-së.
Një vit Qeveri do të thotë angazhim i plotë dhe zbatim i projekteve.}
Bujqit janë fokusi ynë dhe ne vazhdojmë të ndërtojmë së bashku politika të përgjegjshme që do t'i përmbushin kërkesat dhe nevojat e tyre.