Ministri i Administratës Publike, Minçev, me mirëseardhje të ngrohtë për Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krishto

Ministri i Administratës Publike i Republikës së Maqedonisë, Goran Minçev, i shprehu sot  mirëseardhje të ngrohtë Kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, znj. Borjana Krishto, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë në prag të Samitit të Liderëve, BE-Ballkani Perëndimor kushtuar zbatimit të Planit të Rritjes.
Minçev e përshëndeti vizitën e Kryetares Krishto si një sinjal të fortë të bashkëpunimit rajonal dhe përkushtimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj perspektivës evropiane.
Ai theksoi se ky Samit paraqet një mundësi historike për shtetet tona për të përshpejtuar  ritmin e reformave, me qëllim përafrimin më të shpejtë dhe më efikas drejt Bashkimit Evropian.
Kryetari I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Prof. Dr. Hristijan Mickoski, është nikoqir i një takimi liderësh midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Shkup më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, ku do të diskututohet për zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së.
Në Samit do të marrin pjesë Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, si dhe kryeministrat e gjashtë shteteve të rajonit: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë.
Plani i Rritjes së BE-së synon të mundësojë përparim më të shpejtë ekonomik dhe institucional për vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet reformave konkrete dhe mbështetjes së shtuar nga Bashkimi Evropian.
Takimi në Shkup do të jetë një mundësi kyçe për të vlerësuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm për  përforcimin e integrimit evropian të rajonit.