Andonovski: Redizajnimi i eDMS Kombëtar (Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Dokumenteve) – Nga arkivimi drejt transformimit të plotë digjital

Të nderuar,

Ministria e Transformimit Digjital informon opinionin se ka nisur procesi i redizajnimit dhe modernizimit të plotë të Sistemit Elektronik Kombëtar për Menaxhimin e Dokumenteve (eDMS), me synim vendosjen e një sistemi stabil, të sigurt dhe plotësisht të integruar për qytetarët dhe institucionet.

Gjendja e hasur:

 

  • Në dy vitet e fundit sistemi nuk kishte mbështetje teknike dhe as zhvillim.
  • Nuk kanë ekzistuar standarde për sigurinë kibernetike.
  • Ndërprerjet e shpeshta dhe rëniet e sistemit e zvogëlonin efikasitetin e tij.
  • Përdorimi ishte i kufizuar vetëm për arkivimin e dokumenteve (regjistër elektronik), pa përpunim të plotë digjital, vetëm në 20 institucione.

Aktivitetet e ndërmarra:

  • Për herë të parë është kryer penetration test i plotë për identifikimin dhe eliminimin e dobësive kritike të sigurisë.
  • Është hartuar plan për eliminimin e rreziqeve dhe pengesave teknike.
  • Ka filluar përgatitja për zhvillimin e funksionaliteteve të reja dhe riorganizimin e institucioneve që përdorin sistemin.

Masat dhe risitë e planifikuara:

  • Qytetarët të mund të ndjekin në kohë reale statusin e lëndëve të tyre.
  • Përpunim të plotë elektronik të proceseve, me krijim të automatizuar të dokumenteve (vendime, njoftime, certifikata) me nënshkrim dhe vulë elektronike.
  • Integrim me sistemin ERP për shkëmbim automatik të të dhënave.
  • Autentifikim me dy faktorë për siguri të shtuar.
  • Çkyçje e plotë e përdorimit të letrës në punën e Ministrisë së Transformimit Digjital (si ministri pilot) nga 1 tetori.
  • Zgjerimi i përdorimit me institucione të reja – ministri, agjenci dhe ndërmarrje publike. Aktualisht në proces përfshirjeje janë 5 institucione të reja.

Përfitimet e pritura:

  • Për qytetarët: administratë më të shpejtë dhe më efikase, transparencë, qasje online dhe më pak burokraci.
  • Për institucionet: platformë e integruar, zvogëlim i gabimeve dhe optimizim i resurseve.
  • Për shtetin: harmonizim me standardet evropiane dhe krijim i bazës për një transformim digjital të mirëfilltë.

“eDMS është themeli – ‘ujësjellësi’ i administratës digjitale. Qëllimi ynë është të sigurojmë një sistem i cili më në fund do të funksionojë për qytetarët dhe institucionet, me prioritet të sigurisë, besueshmërisë dhe dobishmërisë”, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.