Në mbledhjen e 132-të të QRMV-së: U aprovua Vendimi për mbushjen me ujë të liqenit të qytetit “Prilep”; U aprovua Propozim- ligji për njohjen reciproke të patentës së shoferit me Kosovën

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi Raportin “Efektiviteti i politikave, masave dhe aktiviteteve gjatë dhënies të së drejtës së ujit”, të cilën Qeveria e RMV-së e  porositi nga Enti Shtetëror për Revizion  me qëllim të jep vlerësim për efektivitetin e politikave, masave dhe aktiviteteve nga eksploatimi i ujërave dhe pellgjeve të ujit, si dhe rekomandimet e duhura për përmirësimin e gjendjes me menaxhimin dhe dhënien e të drejtës së ujit, përkatësisht të lejeve për eksploatimin e ujërave.

 

Nga informacionet e dhëna të raportit në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi disa vendime dhe rekomandime për të siguruar efikasitet më të madh në dhënien e lejeve për eksploatimin e ujërave, si dhe për sigurimin e kushteve të duhura për realizimin e monitorimit të kuantitetit dhe kualiteti të ujërave dhe të lëshimit të ujërave të zeza, si dhe të efikasitetit të arkëtimit të kompensimit për të drejtën e ujit dhe për shfrytëzimin e plotë dhe të vazhdueshëm të mjeteve të arkëtuara nga kompensimi i eksploatimit të ujërave për avancimin e përgjithshëm me ujërat si veprimtari e interesit publik.

 

Në këtë mbledhje Qeveria shqyrtoi dhe raportin për revizionin e realizuar me sukses- “Efikasiteti i politikave, masave dhe aktiviteteve gjatë eksploatimit të zhavorrit dhe rërës  nga pellgjet e lumit Vardar”, me qëllim që të arrihet vlerësim për suksesin e masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga institucionet kompetente për eksploatimin e rërës dhe zhavorrit në pellgun e lumit Vardar, të cilat duhet të rezultojnë me mbrojtje dhe përmirësimin e regjimit të lumenjve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

 

Nga informacionet e raportit që për nevojat e Qeverisë së RMV-së e hartoi Enti Shtetëror për Revizion, janë miratuar më shumë konkluzione, rekomandime dhe obligime për institucionet kompetente prej të cilave duhet të pritet kontroll më i madh i eksploatimit të rërës dhe zhavorrit që në të shumtën e rasteve përdoren për rregullimin e lumenjve në raste të përmbytjeve dhe erozionit, pastaj vendosja e tregut të rregullt për shitjen e materialit të lumenjve, si dhe masa për ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e pasojave të dëmshme nga eksploatimi i pavetëdijshëm i shtretërve dhe brigjeve të rrjedhave të lumenjve.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi masat me të cilat zgjidhet gjendja e akumulimit “Prilep”, që njihet si liqeni i qytetit. Në mbledhje u soll konkluzion me të cilin NP Studençica- Kërçovë i sugjerohet periudhën e ardhshme, deri në arritjen e nivelit të duhur të ujit në liqenin e qytetit “Prilep”, tepricën e ujit të cilën kjo ndërmarrje e lëshon në Lumin Treska, të riorientojë dhe transferojë në akumulimin “Prilep”, për nevojat e Shoqatës Aksionare të Ujësjellësit të Republikës së Maqedonisë Veriut, me pronësi shtetërore, Shkup, Dega Prilepsko Pole- Prilep, derisa nuk sigurohet minimum 1.000.000m3. Uji i tepërt nga burimet Studençica duhet të riorientohet drejt akumulimit “Prilep”, pasi do të përmbushen nevojat e furnizimit me ujët të qyteteve, nevojave energjetike dhe minimumin biologjik, pa kompensim dhe në kuadër të kushteve hidrologjike.

Qeveria shqyrtoi dhe aprovoi Propozim- ligjin e ri për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore dhe Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim në sektorin publik, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendas në kontekst të zbatimit të reformës në sistemin e sigurisë dhe inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila i përfshin të punësuarit dhe aktet për organizim të brendshëm dhe sistematizim të Agjencisë të Sigurisë Kombëtare  të tërhiqen nga strukturat organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe po këto të trajtohen në një nëngrup tjetër (punonjës të autorizuar) të të punësuarve të sektorit publik, përkatësisht statusi i të punësuarve dhe akteve për organizim të brendshëm dhe sistematizim të  rregullohen me ligj konkret.

 

Dy propozimet të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së për miratim me procedurë të rregullt parlamentare.

 

Në Kuvendin e RMV-së do të dorëzohet Propozim- ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve, e cila sot u miratua në mbledhjen e 132-të të Qeverisë së RMV-së.

 

Me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e RMV-së sot miratoi konkluzionin të jep mendim negativ për Raportin vjetor të punës së Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi (KMD) për vitin 2018.

 

Në mbledhjen e Qeverisë u konkludua se Raporti KMD nuk jep pasqyrën e plotë për gjendjen me diskriminimin, duke pasur parasysh se të dhënat të cilat janë publikuar nuk përputhen me më shumë parametra dhe përskaj asaj që në raportit theksohet se ka përqindje të lartë të parashtresave të dorëzuara nga gratë, për shkak së cilës nuk mund të konstatohet gjendja në raport me diskriminimin sipas të gjitha bazave ligjore. Gjithashtu, Qeveria  e RMV-së solli konkluzion se  nga Raporti i KMD-së nuk mund të shihet ndjekja dhe veprimi sipas rasteve tek të cilat është konstatuar diskriminim dhe Komisioni a ka ngritur procedurë kundërvajtjeje, në përputhje me kompetencat e tij dhe solli përfundim se i rekomandon Kuvendit që Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi për vitin 2018 të kthehet në rishqyrtim.

 

Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së miratoi Propozimin për konstatimin e prioriteteve strategjike  të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, të cilat me  rëndësi të njëjtë kanë të bëjnë me: zhvillimin e ekonomisë dhe punësimit, si dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve; Anëtarësimi i plotë i NATO-s; Menaxhimi i suksesshëm i procesit të bisedimeve aderuese në BE; Luftë me vendosmëri dhe joselektive kundër krimit të organizuar; Përforcimi i sistemit të së drejtës dhe ndërtimi i institucioneve të pavarura  dhe sistem funksional të vetëqeverisjes lokale; Reforma në arsim dhe investime në inovacione dhe teknologji të informacionit; Reforma në gjyqësi; Zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtim i shtetit qytetar dhe kohezion të shoqërisë në bazë të parimeve dhe tolerancës dhe respektimit të  ndërsjellë, si dhe zvogëlimin e ndotjes së ajrit.