Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të rregullt të 144-të, shqyrtoi dhe miratoi informatën për themelimin e Grupit punues për prezantimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ITU Telecom World 2019 dhe e obligoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski të formojë dhe udhëheqë delegacionin në këtë ngjarje, e cila paraqet mundësi për promovimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut në sferën e telekomunikacionit dhe sektorit IT, si dhe lidhje me partnerë potencial nga fusha e digjitalizimit në nivel global.
Përveç tjerash, prania në këtë ngjarje hap mundësi për prezantimin e klimës së biznesit dhe rezultatet e arritura në fushën e telekomunikacioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe prezantimin e mundësive për një operator të tretë mobil në vend.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim për miratimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin 2019 në vlerë prej 9 milion denarë për zëvendësimin e sistemit të ngrohjes të konviktit studentor Kuzman Josifovski Pitu në Shkup.
Me këtë vendim, në përputhje me rekomandimet e Planit për ajër të pastër dhe Programit të Qeverisë për uljen e ndotjes së ajrit, do të zëvendësohet sistemi për ngrohje të shtëpisë për të cilin tani përdoret naftë që lëshon më shumë se 28 kilogram PM2 dhe njëjtë PM10 në vit.
Me këtë vendim, konvikti studentor do të regjistrohet në sistemin për ngrohje qendrore në qytetin e Shkupit. Shpenzimet për ngrohje do të mbeten të ngjashme, ndërkohë që ndotja për ngrohjen e konviktit do të ulet për shtatë herë.
Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën për marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Zyrës së teknologjive të informacionit dhe administratës elektronike të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital dhe e autorizoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski të nënshkruajë Marrëveshjen ndërmjet Zyrës së teknologjive të informacionit dhe administratës elektronike të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital.
Në mbledhjen e djeshme Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Raportin për negociata të kryera me tekst të harmonizuar të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Agjencisë për Mbështetje të Ndërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë së Bullgarisë për promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme pranë Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Bullgarisë, me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik të të dy vendeve.
Në mbledhjen e saj, Qeveria e RMV-së e pranoi propozimin për zgjerimin e Programit për ujitje të Maqedonisë së Veriut. Në lidhje me këtë pikë, Qeveria e angazhoi Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë, që ta koordinojë punën lidhur me zgjerimin e Programit për ujitje të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke siguruar mjete shtesë nga kredia për huamarrje të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe bankës KfË, për pranimin e rritjes së kredisë për zhvillim në shumën prej 80 milion eurove dhe grant mjeteve prej 2.8 milion eurove.
Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për statusin e realizimit të Planit Nacional të Veprimit për Partneritet të Hapur të Qeverisë 2018-2020 (raport gjysmëvjetor për periudhën shtatorit 2018 – shkurt 2019).
Si përfundim shtesë, Qeveria e RMV-së i obligoi të gjitha organet e administratës shtetërore, në përputhje me arritjet e përcaktuara në angazhimin 3.2 “Mundësi për publikimin e informacioneve bazë për furnizimet publike në internet-faqet e institucioneve (organet kontraktuese në furnizimet publike)”, brenda 30 ditëve nga miratimi i informacionit, në internet faqet e tyre (ose nëse nuk kanë të vetën, në internet faqen e institucionit nën kompetencën e së cilës punojnë) të publikojnë linqe nga planet vjetore të publikuara për furnizimet publike (edhe ndryshimet edhe plotësimet e tyre), shpalljet për furnizim publik, njoftimet për kontratat e lidhura dhe kontratat e lidhura dhe njoftimet për marrëveshjen e realizuar për vitin 2019, përmes shkarkimit automatik të të dhënave nga Sistemi elektronik për furnizime publike (SEFP) dhe të njejtën ta kryejnë në vazhdimësi, siç këto dokumente publikohen në SEFP.
Qeveria këtë procedurë për furnizimeve publike, ia rekomandon edhe njësive të vetëqeverisjes lokale.
Në mbledhjen e djeshme Qeveria e pranoi si të vetin mendimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për pajtueshmërinë e kërkesës për dhënie të interpretimit autentik të nenit 105, paragrafi 3të Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, e dorëzuar nga deputeti Dragan Danev. Neni 105 i Ligjit për Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele parashikon se Radio Televizioni Nacional (RTN) mund të realizojë të ardhura shtesë nga shitja e programit dhe shërbimeve, si dhe nga komunikimet komerciale dhe me kërkesë të interpretimit autentik, hapet mundësia që RTN ta ketë më të lehtë qasjen për lidhjen e kontratave për të drejta për garat sportive ndërkombëtare dhe ngjarjeve që përfaqësojnë një interes të veçantë publik për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.