Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi Propozim-ligjin për Inspektoratin shtetëror për përdorimin e gjuhëve dhe solli vendim të vihet në procedurë për miratim në Kuvend.
Ligji për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve u miratua me qëllim që të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili duhet të garantojë barazi dhe paanshmëri në zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese, si dhe zbatim konsekuent të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Pasi që bëhet fjalë për themelimin e një organi të ri në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë, me ligj parashihet organizim i inspektoratit, si dhe kushtet që duhet të plotësohen për përzgjedhjen e drejtorit dhe inspektorëve në kuadër të inspektoratit.
Ministria e Drejtësisë në rend të ditës ka paraqitur propozim-ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, ndërsa Qeveria solli dhe miratoi vendim që edhe ai të vihet në procedurë parlamentare.
Qëllimi kryesor i propozimit të këtij ligji, është përfshirë si një qëllim strategjik në Strategjinë për reforma të sektorit gjyqësor, të përcaktuar si barazim i praktikës gjyqësore përmes rritjes së vëllimit të trajnimeve të gjyqtarëve, në kuadër të Akademisë për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, kritereve të reja ligjore për përbërje të organeve drejtuese dhe udhëheqjes së Akademisë, si dhe për ripërcaktimin e mënyrës së kalimit të provimit pranues dhe përfundimtarë në bazë të standardeve dhe kritereve objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatëve.
Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për ndërmjetësim dhe solli vendim që të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i Propozim-ligjit për ndërmjetësim është afrimi i vendeve në Bashkimin Evropian, i cili në situatë të zgjidhjes së konflikteve dhe situatave kontestuese, vë theksin në zgjidhjen alternative të kontesteve dhe ndërmjetësimit si një prej tyre.
Me përparimin e zgjidhjes ligjore, do të sigurohen kushte për zbatim të suksesshëm të ligjit në praktikë, do të mundësohet zbatim i barabartë i dispozitave ligjore nga të gjithë ndërmjetësuesit, do të promovohet ndërmjetësimi dhe rezultatet e zbatimit të tij.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 147-të, shqyrtoi dhe miratoi Informatën në bazë të së cilës solli vendim për dhënie të pëlqimit për shndërrimin e përhershëm të tokës bujqësore në tokë ndërtimore për përpilimin e një plani urbanistik jashtë vendbanimit për ndërtimin e qendrës sportive dhe rekreative Treska KK Glumovë dhe KK Shishevë, Komuna Saraj.
Ky vendim mundëson që Komuna Saraj të fillojë procedurën për ndërtimin e një qendre sportive-rekreative në afërsi të fshatit Gllumovë, i cili do të përfshijë liqenin Treska dhe i cili përfshin ndërtimin e një vikend lagjeje, kompleks hotelesh dhe qendër rekreative sportive për zhvillimin e eko turizmit.
Në këtë mbledhje të Qeverisë së RMV-së u miratua Informata për Propozim-marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për njohje reciproke të shërbimeve të besueshme që përdoren në Republikë e Serbisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Këto kushte duhet të ndihmojnë në ndërtimin e mirëbesimit midis dy vendeve në lidhje me ndërtimin e skemave për identifikim elektronik që përdorin, si dhe për njohjen reciproke të mjeteve të identifikimit elektronik për bashkëveprim të sigurt elektronik ndërmjet qytetarëve, ndërmarrjeve dhe organeve publike, me çka do të rritet efikasiteti i shërbimeve elektronike publike dhe private, aktiviteteve elektronike të biznesit dhe tregtisë elektronike.
Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi disa vendime për shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve, ushtrues detyre drejtorë dhe anëtarë të këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse të agjencive, inspektorateve, drejtorive, ndërmarrjeve shtetërore dhe institucioneve publike.
Lista për shkarkime dhe emërime në kompetencë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, është në bashkëngjitje të kësaj kumtese:
1. Visar Riza, ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për medikamente dhe mjete medicinale Malmed
2. Milan Zaprovski ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi
3. Emil Krstevski, ushtrues detyre drejtor i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
4. Arben Vila, ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit në RMV;
5. Dejan Bogoevski, ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për Siguri në Sistemin e ekurudhave;
6. Pajazit Lika, zëvendës drejtor i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik;
7. Amir Sadiki, ushtrues detyre Drejtor i Byrosë për Furnizime Publike;
8. Vane Cvetanov, ushtrues detyre Kryetar i Këshillit për avancimin dhe mbikëqyrjen e revizionit të RMV;
9. Refik Mustafa, ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për Sistemin Shëndetësor Elektronik;
10. Marjan Ognenovski, shkarkohet nga detyra e drejtorit të ShPKNJ “Naftovod”-Shkup;
11. Zoran Isajlovski, emërohet udhëheqës i Shoqatës Tregtare “Naftovod” SHPKNJ -Shkup;
12. Millutin Staniq shkarkohet nga detyra drejtor i Drejtorisë për zhvillim dhe avancim të arsimit për pjesëtarët e bashkësive;
13. Sllavica Todorova emërohet drejtoreshë e Drejtorisë për zhvillim dhe avancim të arsimit të pjesëtarëve të bashkësive;
Anëtar të KD dhe KM
1. Daniel Pauovski për anëtar i KD në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive
2. Blazho Kostov për anëtar i KD në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive
3. Millan Danilloski për anëtar i KM në shoqatën për fabrikën e makinave hekurudhore Veles, SHPKNJ Veles
4. Zinija Fejzuli për anëtar i KD në IPSH Shtëpia e shëndetit Ruse Boshkovski- Rostushe
5. Maja Srezoska për anëtare e KM në NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale
6. Aleksandar Stefanovski për anëtar i KD në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik
7. Nikolçe Mijakovski për anëtar i KD në IPSH Shtëpia e shëndetit Demir Hisar
8. Biljana Bosilkova për anëtare e KD në IPSH Spitali i përgjithshëm Veles
9. Tomislav Sekulovski për anëtarë i KD në IPSH Spitali i përgjithshëm Ohër
10. Dragan Karovski për anëtar i KD në Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të RMV-së
11. Stefanija Tashevska për anëtare e KD në IPSH në Qendrën Klinike Universitare për Stomatologji Shën Pantelejmon Shkup
12. Zlatko Markoski për anëtar i KD në NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale
13. Lidija Nikolovska Tashkovska për anëtare e KD në NP për ekonozim me pyjet shtetërore, PYJET NACIONALE Shkup
14. Kire Tuxharov për anëtar i KD në IPSH Qendra për Shëndet Publik Strumicë
15. Ana Millkova Katarova për anëtare e KD në NP për ekonomizimin e ujërave Lisiçe Veles
16. Vllatko Veliçkovski për anëtar i KM në NP Gazeta Zyrtare e RMV-së
17. Marina Pançurova për anëtare e KD në IPSH Shtëpia e Shëndetit Strumicë
8. Godana Zarinska për anëtare e KD në IPSH Spitali i Përgjithshëm Strumicë
19. Orhideja Shurbanovska për anëtare e Komisionit nacional për tekstet shkollore
20. Ruhan Iljazi për anëtar i KD në IP në fushën e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike të klinikave universitare të entit dhe qendrës për urgjenca Shkup
21. Asim Dali për Kryetar i Këshillit të Institutit për akreditim të RMV-së
22. Aleksandar Davidovski për anëtar i këshillit të drejtorëve në Shoqërinë e Aksionarëve për Ekonomizimin e Ujërave të RMV-së në pronësi shtetërore
23. Sonja Petrushevska për anëtare e KM në Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut
24. Martin Velinov për anëtar i KD në IP Qendrën për mjekësi tradicionale kineze – Shtip
25. Emilija Vaçeva për anëtare e KD në IP Qendrën për mjekësi tradicionale kineze – Shtip
26. Lubica Zafirova për anëtare e KD në IP Qendrën për mjekësi tradicionale kineze – Shtip
27. Igor Petkov për anëtar i KM në SHA për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore EMV
28. Frosina Krstevska për anëtare e pavarur e KM në SHA për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore të EMV
29. Dragolub Filipovski për anëtar i KM në SHA për shërbime të aeroportit “Aeroportet e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore
30. Viktor Andonov për anëtar i KD në Drejtorinë e Zonave të Zhvillimit Teknologjik Industrial
31. Ilmija Shabani për anëtar i këshillit për kontroll të punës materiale dhe financiare të IP parkut Nacional Mavrovë, Hanet e Mavrovës
32. Marijan Stojkovski shkarkohet nga detyra anëtar i KD në IPSH Klinika Universitare për Hematologji
33. Veronika Kokoromanovska për anëtare e KD në IPSH Klinika Universitare për Hematologji
34. Ana Randevska shkarkohet nga detyra anëtare e KD në IPSH Klinika Universitare për Kirurgji Digjestive
35. Suzana Jovanovska Ilieva për anëtare e KD në IPSH Klinika Universitare për Kirurgji Digestive
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan edhe rekomandimet deri te KD, dhe atë:
1. I rekomandohet Këshillit Drejtues të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale “Rrugët e Maqedonisë” – Shkup, për drejtor të NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Rrugët e Maqedonisë”- Shkup të emërojë, Bekim Memetin.
2. I rekomandohet Këshillit Drejtues të NP për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e RMV-së- Shkup, për drejtor të NP për infrastrukturë hekurudhore, Hekurudhat e RMV-së Shkup të emërojë, Festim Halilin.