Në mbledhjen e 150-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informatën për rritjen e pagave në arsimin fillor të mesëm dhe të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për 5 përqind, duke filluar me pagesë nga shtatori i vitit 2019 dhe e angazhoi ministrin për Arsim dhe Shkencë Arbër Ademin ti nënshkruajë marrëveshjet me Sindikatën e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për të realizuar rritjen e parashikuar të pagave.
Me këtë vendim Qeveria e RMV-së, në mënyrë plotësuese e angazhoi ministrin për Arsim dhe Shkencë që të përpilojë vendime për koeficientet e rinj për rritjen e pagave edhe tek institucionet e arsimit të lartë publik dhe institutet publike shkencore për 5 përqind, duke filluar me pagesën e pagave për muajin shtator të vitit 2019.
Në këtë mbledhje, u miratua Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohen normës së privilegjuar të tatimit të vlerës së shtuar, duke ulur kështu çmimet e një numri të caktuar të barërave, përfshirë edhe barërat e mjekësisë veterinare dhe parashikohet normë e privilegjuar e tatimit prej 5% për energjinë e ngrohjes, që u miratua në një nga mbledhjet e mëparshme të Qeverisë së RMV-së.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Informatën dhe dha mendim pozitiv për themelimin e shkollës së re fillore komunale “Kiro Gligorov” në Komunën Qendër, e cila gjeneratat e para të nxënësve do t’i pranojë gjatë vitit shkollor 2019/2020.
Qeveria shqyrtoi Informatën dhe miratoi tekstin final të Kodit etik për anëtarët e Qeverisë, bartës të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë dhe këshilltarët bartës të funksioneve ekzekutive për sigurimin e punës së ligjshme, të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme të anëtarëve të Qeverisë së RMV-së, zëvendësministrat dhe bartës të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë.
Ky Kod rregullon respektimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, integritetit profesional, efikasitetit, lojalitetit, përgjegjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, gjatë kryerjes së funksioneve të tyre, gjegjësisht detyrave në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën e RMV-së, me qellim të përforcimit të integritetit të institucioneve dhe besimit të qytetarëve në punën e tyre.
Qeveria e RMV-së përcaktoi tekstin e Propozim ligjit për huamarrjen e RMV-së te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për huamarrje për politika zhvillimore, për financa dhe konkurrencë publike, të cilin e dorëzon deri te Kuvendi i RMV-së për miratim.
Qëllimi i kësaj huamarrjeje është të sigurohen mjete për mbështetje të buxhetit, ndërsa parimi themelor, në bazë të së cilës mbështetet ky Propozim ligj, është sigurimi i huamarrjes për politikat zhvillimore, financat dhe konkurrencën publike.
Me ketë, RVM-ja dhe Banka Botërore do të lidhin Marrëveshje për hua në vlere prej, 125.000.000 euro, të cilat janë pjesë e Kornizës së re për partneritetin e shtetit me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore e lidhur më 18 prill 2019 për periudhën 2019-2023 në vlerë prej 420 milion dollarë për hua të reja gjatë katër viteve e gjysmë për zbatimin e Kornizës për partneritet, varësisht nga kapaciteti për kredi të Bankës Botërore, kërkesat e huamarrësve të tjerë, suksesi dhe prioritetet e vendit dhe ngjarjet globale ekonomike.
Korniza për partneritet fokusohet në tre fusha të lidhura mes vete të cilat RMV-ja i ka arritur, siç janë: Rritja e orientuar e importit; Përmirësimi i mjedisit për sektorin privat konkurrues; Rritja gjithëpërfshirëse, gjegjësisht zgjerimi i aftësive dhe mundësive për kategoritë më të prekura; Rritje e qëndrueshme, gjegjësisht përmirësimi i qëndrueshmërisë dhe ndërtimi i rezistencës ndaj goditjeve.
Në mbledhjen e 150-të, Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Informatën për masat e reja plotësuese preventive të cilat i ndërmori Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, në koordim me ministritë kompetente, agjencitë, ndërmarrjet drejtuese dhe publike për përforcimin e kontrolleve ndërkufitare për sigurimin e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Murtaja afrikane e derrave.
Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Informatën për dinamikën dhe mjetet financiare për realizimin e projekteve për ndërtimin e gazsjellësve magjistral, aksit rrugor “Gostivar-Kërçovë dhe aksit rrugor “Sveti Nikole-Veles”, dhe obligoi Ministrinë e Financave në bashkëpunim me MER SHA Shkup t’i drejtohet institucioneve ndërkombëtare financiare dhe kreditorëve bilateral me kërkesë për sigurimin e mjeteve në formë të huas të siguruar me garanci shtetërore për financimin e projekteve për ndërtimin e këtyre gazsjellësve magjistral.
Qeveria miratoi Informatën për përpilimin e Ligjit për donacion të ushqimit të tepruar dhe obligoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari në afat prej 15 ditësh të përpilojnë dhe ta dorëzojnë deri te Qeveria e RMV-së, Propozim-ligjin për donacionin e ushqimit të tepruar.
Ministrat në Qeverinë së RMV-së shqyrtuan dhe miratuan Informatën për nevojën e rritjes së numrit të avokatëve shtetërorë në Avokatinë e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhje Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën për Programin e reformave ekonomike 2020-2022 me Plan veprimi për realizimin e rekomandimeve të miratuara në dialogun Ekonomik-financiar në maj të vitit 2019 dhe e obligoi Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë së RMV-së, të ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë dhe ministritë e tjera, agjencitë dhe fondet kompetente për zbatimin e Programit të reformave ekonomike 2020-2022 deri më 26 gusht 2019, deri te Ministria e Financave të dorëzojnë diagnostifikim me propozim masa të reformave, në përputhje me kompetencat e tyre, të cilat do të jenë pjesë përbërëse e draft versionit të parë të Kapitullit të 5-të të Programit për reforma ekonomike 2020-2022.
Qeveria sot shqyrtoi Informatën për programin dhe prioritet e kryesimit të Finlandës me Këshillin e Bashkimit Evropian, me kalendar për mbajtjen e mbledhjeve ministrore joformale të Bashkimit Evropian, dhe pranoi mendimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane për nevojën për të përditësuar kalendarin e shoqëruar për mbajtjen e mbledhjeve ministrore joformale në kuadër të kryesimit me mbledhjen ministrore joformale për drejtësi dhe punë të brendshme për Ballkanin Perëndimor, që është paraparë të mbahet më 18-19 nëntor të vitit 2019.