Nga mbledhja e 155-të e Qeverisë: Në mënyrë materiale u siguruan 1000 punëtorë të rinj të falimentuar, përshpejtim i procedurës për përcaktimin dhe pagesën e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Në mbledhjen e sotshme të rregullt të 155-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi propozim-ligjin për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi shtetërore dominuese, me çka  zgjerohet përfshirja me 1.000 punëtorë të rinj të falimentuar të cilëve u zgjidhet statusi me kompensim  mujor në para deri në momentin e pensionimit të tyre. Me vendimet paraprake ligjore dhe me këtë propozim-ligj rreth 12.000 mijë punëtorë të falimentuar marrin mbështetje financiare dhe sigurim material deri në momentin e pensionimit të tyre.

Qeveria në mbledhjen e sotshme solli vendimin për përshpejtimin e procedurës për përcaktimin dhe pagesën e dëmeve që bujqit i pësojnë si rezultat i ndryshimeve jo të volitshme klimatike.

Për këtë qëllim me propozim të ministrisë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-rregulloren për ndalesën e vlefshmërisë së rregullores për mënyrën e përcaktimit ngjarjes klimatike jo të  volitshme, dëmin e shkaktuar, llogaritjen e humbjes së të ardhurave, llogaritjen e dëmit, procedurën e pagesës së ndihmës.

Qeveria e RMV-së, në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lobim dhe Propozim-ligjin ratifikimin e Konventës për uljen e jo-shtetësisë, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me 30 gusht 1961.

Me propozim të Ministrisë së Arsimit Qeveria e RMV-së, e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për përfshirjen e shkollave në nismën për vetëreflektim gjatë përdorimit të teknologjisë digjitale në procesin arsimor – përdorimi i veglës “SELFIE” e cila  tashmë përdoret në 35 vende dhe është përpunuar prej Qendrës së përbashkët për hulumtime në kuadër të Komisionit Evropian (Join Research Centre – JRC).

Për këtë qëllim angazhohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës  që  të dorëzojë informacion për procesin e pilotimit të planit për zbatimin në nivel kombëtar të veglës “SELFIE” deri në fund të tetorit të vitit 2019.

Si material për  informim , Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për përfshirjen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe plotësimin e Memorandumit për bashkëpunim për sigurim efikas dhe bashkëpunim të  koordinuar në zbatimin e fushatës së përbashkët mediatike për promovimin e profesioneve profesionale dhe mundësitë për arsim profesional në Maqedoninë  e Veriut në  periudhë deri në vitin 2021.

 

Ministrat e shqyrtuan dhe miratuan edhe Propozim-rregulloren për ndryshimin e Rregullores për zbatimin e Ligjit doganor. Me ndryshimin e propozuar të rregullores për zbatimin e Ligjit doganor bëhet ndryshim në dispozitat që kanë të bëjnë me dhënien e lejes për procedura doganore më të thjeshta, të cilat lëshohen, suspendohen ose ndërpriten, përderisa plotësohen kushtet dhe kriteret nga anëtarët që kanë të bëjnë me operatorët ekonomik të autorizuar (OEA).