Nga mbledhja e 156-të e Qeverisë: U miratua Propozim-plani për veting në MPB; U përcaktua Propozim-ligji për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope; Do të ndërtohet shkollë e re në Idrizovë

Në mbledhjen e 156-të, Qeveria e RMV-së përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope, qëllimi i të cilave është parandalimi i keqpërdorimit të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, parandalimi i prodhimit të paligjshëm dhe tregtisë me droga narkotike, substancave psikotrope dhe bimëve prej të cilave mund të fitohet drogë narkotike dhe substanca të cilat mund të përdoren për prodhimin e drogave narkotike ose substancave psikotrope dhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të njerëzve, si dhe kontroll i drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

 

Propozim-ligji, mes të tjerash, parasheh që kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore tu lejohet vetëm personave juridik të cilët kanë leje për kultivimin e kanabisit, të sjellë nga Ministria e Shëndetësisë me pëlqim paraprak të Qeverisë, si dhe që çdo ndryshim në strukturën e pronësisë duhet të miratohet nga ana e Qeverisë.

 

Në tekstin e Propozim-ligjit në këtë veprimtari theksohet se kompanitë të cilat do të marrin licencë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, do të detyrohen të paguajnë mjete në shumë prej 10 % nga vlera totale pa llogaritje të TVSH-së të faturës dalëse për shitjen e prodhimeve në përputhje me këtë ligj, në llogarinë adekuate, të cilat janë të ardhura të Buxhetit të RMV-së. Për këto mjete si hyrje në buxhetin e shtetit, Qeveria e RMV-së do të sjellë program të veçantë për dedikimin e tyre dhe mënyrën e  shfrytëzimit për të cilin prioritet do të kenë barërat për sëmundje të ralla dhe prioritete të tjera në mbrojtjen shëndetësore.

 

Një pjesë e këtyre mjeteve do të dedikohen edhe për financim të qëndrueshëm të Agjencisë për kontrollin e kultivimit dhe prodhimin të kanabisit dhe produkteve nga kanabisi për qëllime mjekësore dhe shkencore, si organ i pavarur i administratës shtetërore në cilësinë e personit juridik, që parashikohet të themelohet në përputhje me këtë propozim ligj.

 

Teksti i përcaktuar i Propozim- ligjit për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope do të vendoset në diskutim publik.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së miratoi Informacionin për nevojën e ndërtimit të shkollës së re fillore në Komunën Gazi Babë në Idrizovë, solli vendim me të cilin Komuna e Gazi Babës detyrohet të ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe të dorëzojë kërkesë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e shkollës së re fillore në Komunën e Gazi Babës në Idrizovë, për parcelën adekuate, në përputhje me nevojat e numrit të nxënësve, elaboratin për efikasitet energjetik, elaboratin gjeodezik me të dhëna numerike për parcelën ndërtimore dhe raport pozitiv për projektin themelor. 

 

Në lidhje me këtë informacion Qeveria e angazhoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pas marrjes së dokumentacionit nga konkluza numër 2 të fillojë procedurën për ndërtimin e shkollës fillore në Komunën Gazi Babë në Idrizovë.

 

Deri në ndërtimin e shkollës së re, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i rekomandoi Komunës së Gazi Babës të udhëhiqet nga principet qe dalin nga koncepti një shoqërie për të gjithë dhe nga angazhimi për arsim te integruar, në marrëveshje me prindërit e nxënësve, ti sigurojë të gjitha kushtet që do të nevojiten që nxënësit të mësojnë aty ku do të vendosin prindërit.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi informacionin dhe Propozim-planin për masa, aktivitete dhe dinamikë në zbatimin e procesit të kontrollit (veting) të të punësuarve në MPB dhe angazhoi ministrin e Punëve të Brendshme, më së voni deri më 21 tetor 2019, të formojë grupin e punës të përcaktuar për zbatimin e procesit të vetingut të të punësuarve në MPB dhe nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit të RMV-së të kërkojë që në grupin e punës të marrin pjesë më së shumti 3 përfaqësues nga partitë politike në Kuvendin e RMV-së, të cilët do të kenë rolin e mbikëqyrësve në procesin e vetingut në MPB.

 

Planin e përpiloi Grupi i punës në të cilin krahas përfaqësuesve të Ministrisë, marrin pjesë edhe përfaqësues të unionit akademik, Sindikatit të Policisë të Maqedonisë, OSBE-ja, Ambasada e SHBA-ve, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

 

Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ngritjen e procedurës për udhëheqje të negociatave për lidhjen e Marrëveshjes mes RMV-së dhe Republikës së Greqisë për realizimin e projektit për ndërtimin e gazsjellësit ndërlidhës ndërmjet dy shteteve dhe e autorizoi ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si shef i delegacionit të RMV-së të nënshkruajë tekstin e Marrëveshjes pas arritjes së pëlqimit të negociatave. 

 

Në  mbledhjen e djeshme ministrat e Qeverisë, shqyrtuan dhe përcaktuan tekstin e ri të Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojte dhe sollën vendim që ai Ligji të dërgohet në Kuvendin e RMV-së për miratim. Ligji për mbrojtje ndryshohet dhe plotësohet me qëllim që të harmonizohet, ligjshmëria e fushës së mbrojtjes me detyrimet dhe rregullat në NATO veçanërisht në segmentin e zbatueshmërisë së nenit 5 të Marrëveshjes  VeriAtlantike.  Ky nen rregullon kompetencën e Qeverisë për të vendosur hyrje dhe dalje të forcave të armatosura të shteteve të huaja brenda dhe jashtë territorit të Republikës, kalim ose qëndrim në lidhje me pjesëmarrjen në ushtrime, trajnim, operacione humanitare ndërkombëtare, misione dhe operacione të NATO-s dhe në zbatimin e së drejtës individuale ose vetëmbrojtje kolektive, operacione për menaxhim me kriza dhe siguri kooperative si dhe në komanda, shtabe dhe njësi ushtarake,  të organizatave ndërkombëtare në territorin e Republikës.

 

Në këtë mbledhje Qeveria, shqyrtoi dhe përcaktoi Propozim-Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes qeverisë së RMV-së dhe kabinetit të ministrave të Ukrainës për kushtet e udhëtimeve të ndërsjella të shtetasve i cili parasheh lehtësimin e udhëtimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës pa obligim për posedim të vizës, me kusht që qëndrimi i tyre të mos tejkaloj 90-ditë gjatë çdo periudhe prej 180-ditëve