Qeveria e RMV-së në mbledhjen e 160-të të rregullt solli Vendim për miratimin e 60.000.000 denarëve nga Buxheti i vitit 2019 për pastrimin mbeturinave toksike industriale (lindan) në ish fabrikën OHIS në Shkup.
Mjetet e miratuara me këtë vendim do të paguhen në llogarinë e Zyrës për shërbime të projekteve të Kombeve të Bashkuara (UNOPS), me të cilën Qeveria e RMV-së dhe Mbretëria e Norvegjisë përpiluan plan për “Mbështetjen e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Qeverisë së RMV-së për pastrimin e pikës aktive OHIS”.
Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë në mbledhjen e sotme informoi edhe për një procedurë të përfunduar me sukses për largimin e sendeve të rrezikshme dhe eksplozive për mjedisin jetësor dhe për sigurinë e qytetarëve.
Sekretariati i Përgjithshëm duke vepruar sipas konkluzionit të Qeverisë, në bazë të marrëveshjes me ofruesin e vetëm korporatën Trayal SHA “Krushevac” – Republika e Serbisë, përfundimisht largoi jashtë kufijve të shtetit sasinë e madhe të materieve eksplozive dhe të rrezikshme, të cilat paraprakisht ishin në pronësi të SHA “Teas-Temko” në pronë të SHA “Makpetrol” në Shkup,
Në këtë mbledhje Qeveria përcaktoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për pagë minimale në RMV.
Me ndryshimet krijohen kushte për korrigjimin e pagës minimale për 16 %, gjegjësisht nga 12.507 denarë në 14.500 denarë në vlerë neto me pagesën e pagës për dhjetor të vitit 2019, që paraqet rritje për 60 % në krahasim me pagën minimale para korrigjimit të parë në vitin 2017.
Qeveria e RMV-së miratoi vendimin për tekstin e ri të Vendimit për dhënien e pëlqimit të “Programit për ndryshime dhe plotësime të Programin afatmesëm për punë të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik për mbështetje financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2018-2020”.
Me ndryshimet e propozuara parashikohet zgjerim i Buxhetit për thirrjet publike të planifikuara për zhvillim teknologjik të Planit për rritje ekonomike, si dhe zgjerim të Buxhetit për financimin e projekteve në kuadër të thirrjes aktuale për komercializimin e inovacioneveMe këto ndryshime drejtpërdrejtë ose janë në shënjestër diku rreth 170-200 kompani (varësisht nga buxhetet e vendimit përfundimtar të Komitetit për miratimin e ko-financimit) nga 487 aplikacione të arritura.
Vëllimi i përgjithshëm i investimeve të planifikuara te këto kompani është mbi 87 milionë euro nga të cilat 67 % ose mbi 58 milionë euro janë kërkuar për pjesëmarrje në Fond, përderisa 38 % ose rreth 29 milionë euro janë mjete personale të cilat aplikuesit i planifikojnë që ti investojnë në ekonominë e vendit. Buxheti i iniciuar i paraparë i për këtë thirrje publike është 5 milionë euro, me çka vlera e aplikuar tejkalohet pothuajse 12 herë.
Qeveria solli plotësim të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019 me qëllim që të ulen humbjet e blegtorëve dhe me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vendosi të fut një nën-masë shtesë të re për dhënien e një qengji në kapacitet të një therrtoreje të regjistruar në vlerë prej 400 denarë në kokë.
Si një masë shtesë për menaxhimin e ndotjes së ajrit, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Programin për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e pajisjes për djegien e gazit të lëngshëm të naftës, metan ose një lloj tjetër të naftës alternative në automjete, si propozim i Ministrisë së Ekonomisë.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua teksti i ri i Informacionit për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e mjeteve të buxhetit në 3 vitet e ardhshme Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e pajisjes mjekësore, për nevojat e ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, në vlerë prej 92.500.000 denarë.
Qeveria miratoi Propozim – ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e RMV-së dhe solli vendim të dorëzohet deri te Kuvendi i RMV-së me qëllim që të mundësohet zhvillim i ardhshëm i Armatës bazuar në kuadrot me cilësi të lartë, vlera personale dhe profesionale të personelit, standard dhe moral të lartë me qëllim të krijimit të një Armate të aftësuar për kryerjen e detyrave dhe misioneve mbrojtëse.
Në Propozim-ligjin u futën zgjerimi dhe sqarimi shtesë i detyrimeve që konsiderohen si detyrime në kryerjen e shërbimeve në Armatë, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e NATO-s, me të cilat përcaktohet se si shërbim në Armatë konsiderohet edhe pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare, misionet dhe operacionet në Organizatën e Marrëveshjes Veri-atlantike – NATO. Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara rregullohet edhe e drejta e stazhit për sigurim me afat të zgjatur për tërë personelin aktiv të ushtrisë dhe civil i shërbimit në Armatë, si mundësi për dhënien e stipendiionit të kuadrove për specializime kritike për nevojat e Armatës për të cilat ka mungesë.
Me ndryshimet e propozuara vazhdohet kohëzgjatja e Marrëveshjes të cilën Ministria e Mbrojtjes lidh me ushtarët profesionist, nga tre deri në katër vite, për sigurimin e plotësimit të duhur të komandave dhe njësive të Armatës, në përputhje me nevojat për menaxhim me personelin, si dhe sigurimin e udhëheqjes optimale në karierë gjatë kryerjes së shërbimit në Armatë, me rregullimin e mënyrës së vlerësimit të personelit aktiv ushtarak dhe civil në shërbim të Armatës, në përputhje me rregulloret e NATO-s për avancimin e oficerëve dhe nënoficerëve në gradë më të lartë, në përputhje me standardet e NATO-s.
Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për dinamikën e realizimit dhe pagesës së detyrimeve për ndërtimin e pishinës së mbyllur në Komunën e Ohrit dhe angazhoi Agjencinë për të Rinj dhe Sport të ketë parasysh që pishina e mbyllur të ndërtohen deri më 31.12.2020.