Nga mbledhja e 164 e Qeverisë: U miratua Buxheti për vitin 2020; 3000 denarë Shtesë rinore mujore për të rinjtë në veprimtaritë e prodhimit; Do të vendosen qendra rajonale për arsim profesional; U miratua Programi për mbështetjen e mediave të shtypura

Në mbledhjen e rregullt të 164 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua Buxheti për vitin 2020 në pajtueshmëri me prioritetet strategjike të Qeverisë për vitin e ardhshëm, siç janë mes tjerash, sigurimi social dhe mbrojtja e qytetarëve, krijimi i klimës afariste të favorshme me politika në bashkëpunim me biznes-sektorin, partnerët social, mbrojtja e të drejtave të punonjësve, mos diskriminimi, efikasiteti i rritur si dhe mbështetja dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, hapja e vendeve të reja të punës me masa aktive për punësim dhe rritja e nivelit të pagave në ekonomi, si dhe integrimi në NATO dhe fillimi i udhëheqjes së suksesshme të procesit të negociatave për aderimin e RMV-së në BE.

 

Të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit të RMV-së për vitin 2020 planifikohen në nivel prej 222,3 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 239,7 miliardë denarë. Të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara në këtë mënyrë rezultojnë me uljen e deficitit buxhetor në nivel prej 2,3% nga PBB ose 17.385 milionë denarë në vlerë absolute. Deficiti i planifikuar është në pajtueshmëri me Strategjinë fiskale të RMV-së 2020-2022 dhe e konfirmon përcaktimin e fuqishëm për konsolidim fiskal, të përcjellë me disiplinë buxhetore të mëtejshme dhe siguron hapësirë të konsiderueshme fiskale për mbështetjen e ekonomisë vendore dhe qytetarëve si dhe projekteve infrastrukturore.

 

Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për shtesën rinore dhe do të njëjtin do ta dorëzojë për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Shtesë rinore në vlerë prej 3000 denarë në muaj, do t’u paguhet të rinjve deri në moshën 23 vjeçare, të cilët së paku kanë mbaruar shkollën e mesme dhe të cilët janë në marrëdhënie pune me sigurim të detyrueshëm social në veprimtarinë prodhuese, më pas të rinjve që nga ana e Agjencisë për Punësim u janë dhënë punëdhënësve-shfrytëzues të veprimtarive të prodhimit, si dhe bujqve të rinj individual me sigurim social të detyrueshëm.

Qëllimi i ligjit për shtesë rinore është nxitje për punësimin e të rinjve në veprimtaritë e prodhimit pas përfundimit të shkollës së mesme, gjë që do të kontribuojë në përmirësimin e standardit të tyre jetësor dhe plotësimin e nevojave të punëdhënësve me fuqi punëtore adekuate dhe të kualifikuar. Ligji do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike, do të nxisë rritjen ekonomike dhe me këtë do të kontribuojë për rritje ekonomike të përgjithshme dhe zhvillim të përgjithshëm në RMV.

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e propozoi, ndërsa Qeveria miratoi Propozim-ligjin për personat e pa identifikuar në librin amë të të lindurve dhe do t’a propozojë për miratim në Kuvendin e RMV-së.

 

Qëllimi i këtij ligji është që personat e pa identifikuar në librat amë të të lindurve të marrin cilësinë e personit me status të veçantë të qytetarit, për të fituar të drejtën e arsimit, mbrojtjes shëndetësore, mbrojtjes sociale dhe punësimit me sigurim social të detyruar në përputhje me ligjin.

 

Në këtë mbledhje Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me propozim për krijimin e qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional dhe obligoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të përpilojë Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për arsimin e mesëm profesional dhe në afat prej 5 ditësh t’a dorëzojë deri te Qeveria e RMV-së me shkolla dhe qytete të caktuara, të cilat do të shndërrohen në qendra rajonale për arsim dhe trajnim profesional.

 Me propozim të ministrit pa portofol i ngarkuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, në këtë mbledhje Qeveria miratoi tekstin e ri të Programit për mbështetjen e botimit dhe shpërndarjes të mediave të shtypura për vitin 2019.

 

Fondet për realizimin e këtij programi të përcaktuara me buxhetin e vitit 2019 janë në vlerë prej 50.000.00 denarë, ndërsa Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të publikojë Thirrje publike për mbështetjen e botimit dhe shpërndarjes të mediave të shtypura, për paraqitjen e interesit për mjetet e këtij programi në afat prej 3 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij programi.