Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti konferencë për shtyp me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore.
Në vazhdim të kësaj kumtese e përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Spasovski:
“Të nderuar qytetarë të RMV-së,
Të nderuar përfaqësues të medieve,
Prej sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik.
Këto zgjedhje do të mbahen mend për shkak se do të realizohen në kushte të pandemisë, siç nuk mbahet mend në historinë më të re të botës.
Sot të dëshirojmë që këto zgjedhje ti mbajmë mend edhe për shkak të realizimit të tyre të suksesshëm në këto kushte. Të shënohet se janë organizuar dhe realizuar me mbrojtje maksimale për shëndetin e qytetarëve, në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, në të cilën qytetarët do të realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe të zgjedhjes.
Shteti jonë gjendet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme, kur pritet funksionim i papenguar i të gjitha institucioneve të pushtetit.
Zgjedhjet janë zgjidhje për dalje të suksesshme nga kriza shëndetësore, sociale dhe ekonomike.
Demokracisë sonë parlamentare, por para së gjithash shëndetësisë publike dhe qytetarëve tanë, të gjithëve na nevojitet Kuvend i ri aktiv dhe Qeveri politike në funksion të tërësishëm, për tu miratuar të gjitha vendimet e nevojshme për menaxhimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.
Shteti dhe institucionet treguan kapacitet për ballafaqim me pasojat e virusit korona, por faza e ardhshme duhet të jetë realizimi i procesit zgjedhor me mbrojtje maksimale të të gjithë pjesëmarrësve.
Më 15 korrik, qytetarët në pajtim me masat për mbrojtje do të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe do të sigurojnë institucione legjitime me funksion të tërësishëm.
Përgatitjet tani më kanë filluar dhe në rrjedhë janë aktivitetet për të siguruar kushte në përputhje me protokollet për fushatë të sigurt për kushtet e nevojshme për punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të të gjitha këshillave zgjedhore dhe sistemit në tërësi për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.
E drejta e qytetarëve për të shfrytëzuar votën e tyre nuk do të dëmtojë shëndetin e tyre. Bazohem në fjalën e epidemiologëve, të cilët theksuan se procesi i votimit nuk i vë në rrezik votuesit, përderisa ata i respektojnë masat.
Në vend votime përqendrohemi deri në 3-5 minuta, që është më pak se vajtja jonë në market ose në treg. E rëndësishme është të kuptojmë se duhet të mbajmë maskat dhe të ruajmë distancën. Të realizojmë të drejtën qytetare, por edhe detyrimin për të krijuar institucione funksionale, për shkak se në Maqedonisë e Veriut qytetarët vendosin si do të jenë institucionet dhe sistemi.
Të nderuar,
Për herë të parë organizojmë zgjedhje si vend anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat i cili është në fazën përfundimtare për anëtarësim në BE dhe për të cilin përgatitet korniza e negocimit.
Ky është edhe një detyrim më tepër dhe motivim për një angazhim të veçantë për organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve evropiane.
Këto zgjedhje janë mundësi ku duhet të vihet në pah përgjegjësia personale, politike dhe profesionale dhe të jepet kontributi më i mirë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e progresit të Maqedonisë së Veriut.
Të hapim hapësirë maksimale për vullnetin demokratik të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjen e qeverisë së re politike legjitime, e cila do të vazhdojë ta udhëheqë RMV-në në rrugën e drejtë si anëtare e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e BE-së.
Vendi ynë duhet ta ruajë meritën që në 3 vitet e fundit e avancoi në nivel të theksuar konceptin për zhvillimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.
Të japim gjithsecili kontributin tonë edhe në fushatën zgjedhore t’i afirmojmë vlerat e shoqërisë sonë, e cila mundëson tolerancë dhe mirëkuptim për tjetrin.
Fushata zgjedhore, të gjitha partitë politike, secili pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në garën zgjedhore, anëtarët dhe simpatizuesit e partive, çdo qytetarë, të gjitha institucionet shoqërore, të gjithë bashkërisht do të kontribuojmë për kushte të barabarta dhe garë demokratike në programet zgjedhore, pa gjuhë të urrejtjes.
Organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike është prioritet kryesor i qeverisë kalimtare.
Për këtë shkak çdo shkelje e ashpër e kësaj të drejte do të sanksionohet, Njëherit nga institucionet, ndërsa edhe më shumë nga gjykata e opinionit.
Çdo shkelje e masave për mbrojtje nga virusi i koronës, do të sanksionohet së pari nga qytetarët, për shkak se të gjithë dëshirojmë që kjo krizë të përfundojë sa më shpejtë dhe ta tejkalojmë me pasoja më të lehta, që arrihet vetëm me respektimin e masave.
Çdo keqpërdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiake do të jetë rreptësisht e sanksionuar. Institucionet tani janë transparente, nuk janë si më parë të mbyllura dhe qytetarët kanë pasqyrë të tërësishme. Kjo porosi më së shumti vlen për funksionarët.
Institucionet kompetente do të marrin mbështetje dhe ndihmë të tërësishme për organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve.
Pres bashkëpunim profesional ndërmjet Qeverisë, ndërsa në veçanti me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mbikëqyrësit e vendit dhe ndërkombëtarë, si dhe me të gjitha organet dhe trupat që kanë rol adekuat në organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve.
Me organizimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2017, në referendumin në vitin 2018 dhe në zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, vendosëm standarde të cilat assesi nuk duhet të shkelen dhe të cilat do të udhëheqin edhe organizimin e zgjedhjeve të 15 korrikut.
Veçanërisht është e rëndësishme që qytetarët të jenë të motivuar të marrin pjesë në procesin zgjedhor demokratik në një numër sa më të madh, të jenë të nxitur për të votuar në zgjedhje dhe të besojnë në sistemin zgjedhor. Qytetarët janë bartës të demokracisë.
Ata sjellin vendime. Ata do të zgjedhin opsionin politik të cilit do ti japin besimin për të udhëhequr vendin në 4 vitet e ardhshme.
Pres përgjegjësi nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Kontribut të veçantë në këtë drejtim duhet të japin edhe funksionarët politik aktiv, me ç’rast nuk do të keqpërdorin burimet shtetërore në fushatën zgjedhore.
Në të kaluarën ndodhte që vota e qytetarit të keqpërdoret ose të pengohet. Por, tani më në ciklet zgjedhore treguam se kjo kohë ka mbaruar. Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i lirë dhe demokratik. Këtu votohet lirshëm dhe me vet dëshirë.
Më 15 korrik do të kemi zgjedhje demokratike. Duke siguruar shëndetin, si dhe kujdesin maksimal të denjë për respektimin dhe zbatimin e masave dhe protokolleve të shënuara.
Edhe njëherë theksoj: Kemi përgjegjësi historike të vazhdojmë me organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi me demokraci evropiane, i cili po hapëron drejt fazës së fundit në anëtarësimin e plotfuqishëm në BE”.