Dorëheqja e Bojan Lazarevskit u parashtrua para se ai të emërohej u.d. i Agjencisë së Filmit, nuk ka kumulim të funksioneve

Pas reagimit të sotëm nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kumton se në mbledhjen e djeshme (21.12.2020) e konstatoi dorëheqjen e Bojan Llazarevskit nga funksioni anëtar i Bordit të drejtorëve nga Agjencia e Filmit.

Dorëheqja e z. Llazarevski është bërë disa ditë para se ai të emërohet si u.d. drejtor i Agjencisë së Filmit. Prej këtu, në rastin konkret nuk ka ekzistuar asnjë mundësi të ndodh kumulim i funksioneve.

Në përputhje me nenin 16, paragrafi 1 al.1 të Ligjit për veprimtari të filmit, mandati i drejtorit të Agjencisë i përfundon me fuqi të ligjit vetëm kur të parashtrojë dorëheqje në formë të shkruar. Vendimi i Qeverisë ka vetëm karakter deklarativ, gjegjësisht me këtë vetëm të konfirmojë pranimin e dorëheqjes, ndërsa ajo vlen nga momenti kur është parashtruar, gjegjësisht para emërimit të z.Llazarevski për u.d. drejtor i Agjencisë së Filmit. Me fjalë të tjera, dispozita ligjore është e qartë se me dorëheqjen funksioni përfundon me fuqi ligjore.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdimisht insiston në mbajtjen e standardeve më të larta gjatë emërimit të funksionarëve. Gjendjet e akumulimit të funksioneve janë larg nga e pranueshmja. Qeveria dhe organet qeveritare shqyrtojnë me kujdes të gjitha faktet përkatëse para se një person të emërohet si zyrtar.