Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore vendosi lule në varrin e Kiro Gligorovit

Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot vendosën kurorë lulesh në varrin e ish-presidentit të vendit tonë Kiro Gligorov, në varrezat e Qytetit Butel në Shkup.

Sot bëhen 9 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, i cili luajti një rol të jashtëzakonshëm në procesin e pavarësisë politike të vendit dhe njohjen e tij ndërkombëtare.