Zaev pas takimit me liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës: Kemi marrëveshje të harmonizuar për zgjidhjet ligjore për marrjen e shtetësisë e cila në ditët në vijim do të vendoset në një kornizë ligjore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me ministrin për Punë të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot në Kuvend u takuan me Kryetarët e partive politike të opozitës shqiptare, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, si dhe me deputeten Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët.

Qëllimi i takimit ishte harmonizimi i zgjidhjeve të parashtruara dhe qëndrimet në lidhje me miratimin e përcaktimeve ligjore për marrjen e nënshtetësisë të vërtetuara në takimin paraprak.

Në deklaratë pas takimit, Kryeministri Zaev tha marrëveshje për zgjidhjet ligjore është harmonizuar dhe theksoi se detajet do të njoftohen pasi  të vendosen në letër formulimet ligjore të zgjidhjeve të dakorduara.

"Menjëherë do të punohet  në  zgjidhjen ligjore dhe besoj se sa më shpejt të jetë e mundur kur ta kemi në letër për ta parë, ta konfirmojmë, dhe pastaj për të ndarë të gjitha detajet me publikun.  Duke përjashtuar dhe vetëm për sa i përket kujdesit. Ne ramë dakord të deklarohemi se ka një marrëveshje," tha Kryeministri Zaev në një deklaratë pas takimit.

Ai shtoi se sapo vendimet të futen në një kornizë ligjore, përfaqësuesit e tjerë të koalicionit të shumicës dhe opozitës në Parlament do të informohen.

"Mendoj se është vetëm çështje ditësh tani," tha Kryeministri Zaev në një deklaratë për media pas takimit të delegacionit qeveritarë me kryetarët partive politike të opozitës shqiptare, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi , si dhe deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët.