Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Propozim e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mekanizmave për siguri ushqimore në Ballkanin Perëndimor të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Me këtë Marrëveshje, anëtarët e nismës "Ballkani i Hapur" konfirmojnë domosdoshmërinë e bashkëpunimit për parandalim dhe zbutje të mungesës së mundshme të produkteve bazë bujqësore dhe ushqimore, të shkaktuar nga situata e mundshme e krizës në rajon ose krizës që ndikon në tregun global dhe reflektohet në rajon, dhe gjithashtu janë pajtuar që nuk do të ketë ndalime për tregtim me produkte bazë bujqësore, produkte ushqimore mes anëtarëve të nismës “Ballkani i Hapur”.
Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin në lidhje me nevojën për nënshkrimin e Marrëveshjes për zbatim të Planit të Përbashkët të Veprimit për luftë kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor ndërmjet Komisionit Evropian dhe autoriteteve në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Përballë një numri të madh të krizave, kërcënimeve për paqen, stabilitetin dhe sigurinë, dhe veçanërisht me kërcënimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, shtetet bashkohen rreth nevojës për forcimin e kapaciteteve të organeve për zbatimin e ligjit, si dhe zhvillimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili është i bashkuar në koalicionin ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit. Nga ana tjetër, përmbushja e standardeve ndërkombëtare për analizë dhe shkëmbim të informacioneve të sigurisë mundësojnë pasqyrë më të qartë të kërcënimeve reale, por edhe kontribuojnë edhe për një gatishmëri më të madhe të institucioneve kompetente për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Në këtë mbledhje, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zbatimin e furnizimit publik shumëvjeçar për kryerjen e punëve ndërtimore për rindërtimin e objektit të SHFK "Braqa Milladinovci" dhe SJFK "K[rste Petkov Misirkov" - Komuna e Kumanovës, si dhe shërbimet për kryerje të mbikëqyrjes profesionale-teknike në rindërtim.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ngarkua për të zbatuar procedurën e projektit, i cili parashikon zëvendësimin e mbulesës së çatisë së vjetër dhe të rrënuar me çati efikase energjetike. Është paraparë edhe zëvendësimi i brendshëm i materialeve të vjetra dhe të vjetruara.