Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme vendosi të anulohet vendimi për pranimin e Oleksandër Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e miratoi vendimin pasi që e shqyrtoi njoftimin nga Ministria së Punëve të Brendshme, në të cilin informohet për mundësinë e heqjes së shtetësisë tashmë të dhënë, të cilën e ka kërkuar Qeveria në një mbledhje të mëparshme të Qeverisë.
Vendimi i sotëm i Qeverisë është bazuar në Ligjin për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të veprojë menjëherë pas vendimit të miratuar për anulimin e vendimit për pranimin e Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.