Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme vendosi të anulohet vendimi për pranimin e Oleksandër Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e miratoi vendimin pasi që e shqyrtoi njoftimin nga Ministria së Punëve të Brendshme, në të cilin informohet për mundësinë e heqjes së shtetësisë tashmë të dhënë, të cilën e ka kërkuar Qeveria në një mbledhje të mëparshme të saj qeveritare.
Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të veprojë menjëherë pas vendimit të miratuar për anulimin e vendimit për pranimin e Onishçenkos në shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria në këtë mbledhje ka miratuar Vendimin për shfrytëzimin e mjeteve të pashfrytëzuara nga Fondi i Veçantë për përmirësimin e kushteve për punësim dhe punë të personave me aftësi të kufizuara dhe për financimin e masave për punësimin e personave të regjistruar të papunë, pasi që lidhur me këtë u shqyrtua Informacioni nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mjetet e pashfrytëzuara nga Fondi special për përmirësimin e kushteve për punësim dhe punë të personave me aftësi të kufizuar, në vlerë të përgjithshme prej 130.000.000,00 denarë, do të përdoren për financimin e programeve aktive dhe masave për punësimin e personave të regjistruar të papunë, përkatësisht për masat aktive: Mbështetje për vetëpunësim; Subvencionimi i pagave dhe punësimi dhe rritja e subjekteve juridike nga Plani Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim për donacion për Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës. Bëhet fjalë për pajisje dimërore: xhupa dhe xhemperë, si dhe batanije - donacion nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.