Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e 108-të. Janë miratuar propozime për ndryshime dhe plotësime në disa ligje, të propozuara nga Ministria e Financave, të cilat janë pjesë e reformës tatimore që duhet të fillojë prej më 1 janar të vitit 2023.
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e të ardhurave personale.
Ndryshimet, siç është sqaruar nga Ministria e Financave, kanë të bëjnë me nevojën për sigurimin e një drejtësie më të madhe të sistemit tatimor, një shpërndarje më të drejtë të barrës tatimore në bazë të tatimit të të ardhurave personale ndërmjet të të ardhurave nga puna dhe të ardhurave kapitale, si dhe zgjerimit të bazën tatimore, përmes uljes së shpenzimeve tatimore.
Ministria e Financave zbatoi një proces të gjerë, konsultativ, gjithëpërfshirës dhe transparent me të gjitha palët e interesuara, nga i cili, siç u theksua, dolën zgjidhjet e propozuara për përmirësimin e politikës tatimore.
Ndryshimet e propozuara, siç theksohet nga ana e Ministrisë së Financave, ishin objekt i konsultimeve me institucionet financiare ndërkombëtare, ndërsa janë bërë edhe analiza gjithëpërfshirëse dhe të thelluara të sistemit ekzistues tatimor në vend, në krahasim me praktikat tatimore në vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ndryshimet e miratuara të Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim të të ardhurave personale janë në përputhje dhe me qëllimet dhe prioritetet e Strategjisë së miratuar për Reforma të Sistemit Tatimor (2021-2025) nga Qeveria, në muajin dhjetor të vitit 2020 për sigurimin e sistemit tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe modern, i cili do të bazohet në teknologjitë moderne digjitale dhe inovacionet në tatimet, me qëllim për të arritur rritje ekonomike të përshpejtuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Me Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim të vlerës së shtuar është paraparë tatimi i produkteve të caktuara për konsum njerëzor që nuk janë pjesë e produkteve bazë të nevojshme për konsum njerëzor me normë tatimore preferenciale prej 10 për qind, ulet norma për shitjen e produkteve menstruale me qëllim të nxitjes për mbrojtje dhe higjienë më të madhe te një grup i caktuar qytetarësh, si dhe ulet norma tatimore për tekstet shkollore digjitale.
Sipas asaj që është treguar, bëhet rregullimi shtesë i dispozitave që përcaktojnë vendin e qarkullimit të shërbimeve, vendoset termi përfaqësues tatimor me qëllim që personat e huaj që bëjnë tregti me mallra dhe shërbime në vendin tonë të mund të llogarisin dhe paguajnë tatimin e vlerës së shtuar organit tatimor, kryhet rregullimi i trajtimit tatimor të qarkullimit nëpërmjet vauçerëve me vlerë.
Gjithashtu, me ndryshimet e propozuara të këtij ligji, në mënyrë plotësuese rregullohet trajtimi nga pikëpamja e TVSH-së për qarkullimin në sistemin e vauçerëvë dhe në mënyrë plotësuese rregullohet pjesa që ka të bëjë me një lloj të veçantë të bazës tatimore.
Në mbledhjen e sotme është miratuar Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin në fitim.
Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për tatim të fitimit, siç është sqaruar nga Ministria e Financave, është përshkrimi i zgjidhjeve ligjore që kontribuojnë në uljen e barrës administrative të tatimpaguesve dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike, zgjerimin e bazës tatimore, përmes synimit të përjashtimeve dhe lehtësimeve tatimore në sistemin ekzistues të tatimit të fitimit, si dhe vendosjen e një sistemi tatimor neutral, i cili nuk do të ndikojë në vendimet e subjekteve ekonomike. për sa i përket formës së përfshirjes.
Propozim ligji ka të bëjë me: përcaktimin e trajtimit të shpenzimeve të panjohura të të gjithë shumës së shpenzimeve sipas bazës së primeve të paguara për sigurimin e jetës së punonjësve; heqjen e së drejtës për uljen e taksës së llogaritur për shumën e mjeteve të dhuruara për subjektet sportive; shfuqizimi i obligimit për dorëzim të detyrueshëm të raporteve për çmime të transfertave, përkatësisht caktimi i obligimit për dorëzimin e tyre vetëm me kërkesë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike; shfuqizimi i lirimit ekzistues nga obligimi për pagesën e tatimit vjetor në të hyrat e përgjithshme të subjekteve me të hyra totale deri në 3.000.000 denarë në vit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, e shqyrtoi dhe e pranoi Raportin për negociata të përfunduara për lidhjen e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave ndërmjet dy shtete. Gjithashtu është shqyrtuar edhe teksti i pranuar dhe i harmonizuar i Marrëveshjes.
Sipas Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, bëhet fjalë për zbatimin e konkluzionit të miratuar në mbledhjen e fundit të përbashkët mes qeverive të dy vendeve, sipas të cilit, Republikës së Maqedonisë së Veriut i jepet qasje e lirë deri në një pjesë të portit, Porto Romano në Durrës, dhe si rrjedhojë, vendi ynë do të ndërtojë port të thatë në Strugë.
Qëllimi është, sipas konstatimit, përmirësimi i lidhjes infrastrukturore, efikasiteti i transportit të mallrave për transit ndërmjet porteve tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe siguria e rrjetit të furnizimit në rajon.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Programin për Mbështetje të Shtypit dhe Distribuimit të Mediave të Shtypit për vitin 2022 dhe e ngarkoi Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë që të zbatojë Programin.
Fondet, siç është paraparë, do të përdoren për të mbështetur shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypura në drejtim të mbrojtjes së pluralizmit në fushën e medias, ndërsa përfituese janë mediat e shkruara me karakter të përgjithshëm informativ, të cilat publikojnë përmbajtje që synojnë informimin e pandërprerë të opinionit për çështjet aktuale politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.
Qeveria solli Vendim për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve.
Duke marrë parasysh detyrimin për pagesën e regresit të pushimeve për vitin 2022 deri në fund të vitit aktual (K-15), si dhe vendimet e plotfuqishme gjyqësore dhe procedurat e mëtejshme gjyqësore të paralajmëruara për ushtrimin e të drejtës së pagesës së pushimeve të papaguara për vitin 2020, ndërsa me qëllim të uljes të barrës mbi Buxhetit në bazë të shpenzimeve gjyqësore dhe avokatore, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi një konkluzë me të cilin shfrytëzuesve buxhetorë dhe përdoruesve individual të përfshirë nga Marrëveshja kolektive e degës do t'u ngarkohen fondet e nevojshme për pagesën e përfitimeve të pushimeve vjetore për vitin 2020 dhe 2022 në shumën neto prej 9.000 denarë secila, për t'i siguruar ato në kuadër të Buxhetit të miratuar për vitin 2022, me rishpërndarje të brendshme ndërmjet artikujve të shpenzimeve.
Për shfrytëzuesit buxhetor dhe përdoruesit individual të përfshirë nga Marrëveshja kolektive e degës, të cilët nuk kanë mundësi reale për të siguruar fondet e nevojshme për pagesën e kompensimit për vitin 2020 dhe 2022 me rishpërndarje të brendshme në kuadër të Buxhetit të tyre për vitin 2022, është planifikuar sigurimi i mjeteve me Vendimin për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor dhe fondeve.
Në këtë mbledhje të Qeverisë u bënë disa ndryshime në programe dhe dekrete, të cilat u miratuan me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Me ndryshimet në Programin për Mbështetjen Financiare në Bujqësi për vitin 2022, parashikohet një plotësim i programit, gjegjësisht zgjerimi i fushës së shfrytëzuesve të masës 1.20 dhe propozohet e drejta e mbështetjes për pagesa të drejtpërdrejta shtesë për rrushin e prodhuar dhe të dorëzuara në objektet e regjistruara të prodhimit të verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kenë edhe prodhues të rrushit për verë, të cilët rrushin e prodhuar ua dorëzojnë blerësve të regjistruar për eksport.
Me ndryshimet në Programin për ndryshimin e Programit për zbatimin e fondit intervenues për bujqësi, mjetet në vlerë prej 97.500.000 denarë kalojnë nga masa për mbështetje financiare në prodhimtarinë bimore në masën për mbështetje financiare në prodhimtari blegtorale. Qëllimi i këtij konvertimi është sigurimi i burimeve financiare për pagesën e masës 2.4. Mbështetje financiare për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar të lopëve, deleve dhe të dhenve.
Gjithashtu është paraparë zgjerim i fushës së shfrytëzuesve për masën 1.2. dhe të drejtën e mbështetjes për "Mbështetje financiare për verën e prodhuar dhe të eksportuar për periudhën 01.09.2021 deri më 01.09.2022" për prodhuesit e verës të cilët janë fshirë nga Regjistri i prodhuesve të verës dhe i kanë plotësuar kushtet për përfshirje në shitje të verës në përputhje me nenin 35-a të Ligjit për verërat dhe nuk kanë detyrime financiare për rrushin e blerë për verë.
Me ndryshimet në Dekretin për ndryshimin e Dekretit për kriteret më të afërta për pagesat e drejtpërdrejta, përfituesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave të drejtpërdrejta për vitin 2022, zgjerohet përfshirja e përfituesve të masës 1.20 dhe e drejta për të mbështetje për pagesat e drejtpërdrejta shtesë për rrushin e prodhuar dhe të dorëzuar në objektet e regjistruara të prodhimit të verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të pasur prodhues të rrushit për verë të cilët u’a kanë dorëzuar rrushin e prodhuar për verë blerësve të regjistruar për eksport.
Qeveria solli edhe vendim edhe për miratimin e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 në vlerë prej 15.000.000,00 denarë për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si ndihmë financiare për veprim në situata emergjente.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut mjetet mund t'i shfrytëzojë ekskluzivisht për qëllimin për të cilin janë dhënë.
Në këtë mbledhje të Qeverisë është marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kryhet aktiviteti stërvitor “SEESIM-22”.
Qëllimi, siç theksohet nga propozuesi i vendimit, Ministria e Mbrojtjes është nxitja e bashkëpunimit, koordinimit dhe ndërveprimit në fushën e menaxhimit të krizave ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore dhe projekteve të Iniciativës nga takimi i ministrave për mbrojtje të vendeve të Evropës Juglindore, nëpërmjet përdorimit efektiv të modelimit dhe simulimit kompjuterik.