Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Kryeministri Dimitar, Kovaçevski, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska dhe zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, në varrezat e qytetit në Butel, vendosi lule në vendpushimin e përhershëm të Presidentit Kiro Gligorov.
Ishte 11 vjetori nga vdekja e Presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kiro Gligorov, i cili më 8 shtator të vitit 1991, pas referendumit të suksesshëm e shpalli pavarësinë e shtetit.
Presidenti Gligorov ishte Presidenti i parë maqedonas që foli në gjuhën maqedonase në foltoren e Kombeve të Bashkuara më 8 prill të vitit 1993 kur Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 181-të e KB-së.
Në të gjitha hapat e tij, Presidenti Gligorov zgjodhi me vizion rrugën përpara drejt një të ardhmeje stabile dhe e pa shtetin si një vend të përbashkët për të gjithë. Besojmë se sot ai do të ishte krenar sepse ne me sukses po e zhvillojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut në atë drejtim.