Thirrje publike për mbështetje për shtypje dhe shpërndarje tëmediave të shtypit për vitin 2023
Në bazë të nenit 22 paragrafi 1 të Ligjit për Realizim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 282/22 dhe 207/23), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për mbështetje për shtypje dhe shpërndarje tëmediave të shtypit për vitin 2023
I.LËNDA
Lëndë e kësaj Thirrje publike është realizimi i mjeteve të përcaktuara në përputhje me Programin për mbështetjen e shtypjes dhe shpërndarjes së mediave të shtypit për vitin 2023(“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 259/23) (në tekstin e mëtejmë: programi), pjesa I paragrafi (2).
II. TË DREJTË PËR PJESËMARRJE
Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë mediat e shtypit me karakter të përgjithshëm informativ, të cilat publikojnë përmbajtje me qëllim të informimit të vazhdueshëm të publikut për çështje aktuale politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, të regjistruara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Programi nuk i përfshin mediat e shtypit të cilat realizojnë të hyra nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në baza të tjera komerciale (gazetat ditore).
III. DOKUMENTACIONIN TË CILIN PJESËMARRËSI NË THIRRJEN PUBLIKE DUHET TA DORËZOJË
Pjesëmarrësit e Thirrjes publike për mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypit për vitin 2023 janë të detyruar të dorëzojnë:
- Formular të plotësuar të kërkesës;
- Dëshmi të dokumentuara për shpenzimet e bëra për shtypjen dhe dëshmi të dokumentuara për shpenzimet e bëra për shpërndarjen e medias së shtypit për vitin kalendarik 2022;
- Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për tatimet publike të paguara për vitin 2022, në përputhje me ligjin;
- Vërtetim se nuk është hapur procedurë falimentimi, lëshuar nga organi kompetent;
- Vërtetim se nuk është hapur procedurë likuidimi, lëshuar nga organi kompetent;
- Vërtetim nga Regjistri i dënimeve për veprat e kryera penale të personave juridik se nuk i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë për pjesëmarrje në procedurat e Thirrjes publike, dhënien e marrëveshjes për furnizim publik dhe marrëveshjeve për partneritetit publik privat;
- Vërtetim nga Regjistri i dënimeve për veprat e kryera penale të personave juridik se nuk i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë e përkohshme ose e përhershme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
- Vërtetim që me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, përkatësisht ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
- Vërtetim për regjistrimin e medias së shtypit në Regjistrin e botuesve të mediave të shtypit nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele;
- Deklaratë me shkrim të verifikuar nga noteri i personit përgjegjës të parashtruesit të kërkesës se media e shtypit ka botuar dhe shpërndarë në treg së paku tre vite deri në ditën e shpalljes së Thirrjes publike
dhe
- Deklaratë me shkrim të verifikuar nga noteri i personit përgjegjës të parashtruesit të kërkesës se media e shtypit tre vitet e fundit deri në ditën e shpalljes së Thirrjes publike në vazhdimësi është shitur në treg.
Ndaj kërkesës bashkëngjitet edhe deklaratë e verifikuar nga noteri se kërkuesi nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale garanton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të përmendura në kërkesë dhe për dokumentacionin e parashtruar.
IV. MËNYRA E DORËZIMIT TË KËRKESËS
Formulari i plotësuar i kërkesës dorëzohet në një ekzemplar origjinal të verifikuar dhe nënshkruar nga ana e personit përgjegjës të subjektit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me pjesën e III-të të kësaj Thirrje publike.
Një shfrytëzues mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për shfrytëzimin e mjeteve nga programi.
Kërkesa me dokumentacionin e kompletuar dorëzohet në zarf të mbyllur nëpërmjet postës në adresë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, Bul. Ilinden nr.2, 1000 Shkup ose nëpërmjet dorëzimit në arkivin e Qeverisë çdo ditë pune prej orës 8:00 deri në orën 16:00.
Në anën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruhet “MOS E HAP”, kurse poshtë tij “Për mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypit për vitin 2023”.
Kërkesat të cilat nuk do ti përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj Thirrje publike, do të llogariten si të pakompletuara dhe nuk do të shqyrtohen.
V. AFATI I DORËZIMIT TË KËRKESËS
Thirrja publike do të zgjasë shtatë ditë nga dita e shpalljes së saj në gazetat ditore, duke përfshirë edhe 19.12.2023.
Kërkesat që nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të shqyrtohen.
VI. PROCEDURA DHE KRITERE PËR ZGJEDHJEN E SHFRYTËZUESVE DHE MIRATIMI I KËRKESËS
Procedurën për zgjedhjen e shfrytëzuesve të mjeteve në përputhje me programin e zbaton komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm, në bazë të kërkesave të dorëzuara dhe dokumentacionit të kompletuar, dhe në përputhje me kriteret e mëposhtme:
- Mediat e shtypit të kenë të paguara tatimet publike për vitin kalendarik 2022;
- Të mos kenë procedurë të hapur falimentimi;
- Të mos kenë procedurë të hapur likuidimi;
- Medias së shtypit të mos i jetë shqiptuar dënim dytësor, ndalesë për pjesëmarrje në procedurat për thirrje publike, dhënien e marrëveshjeve për furnizim publik dhe marrëveshjeve për partneritet publik privat;
- Medias së shtypit të mos i jetë shqiptuar dënim dytësor, ndalesë e përkohshme ose e përhershme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
- Medias së shtypit të mos i jetë shqiptuar sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, gjegjësisht ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
- Mediat e shtypit të jenë të regjistruara në Regjistrin e botuesve të medieve të shtypit në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele;
- Mediat e shtypit të kenë qenë të shtypura dhe shpërndara në treg për të paktën tre vjet deri në ditën e shpalljes së Thirrjes publike;
- Mediat e shtypit tre vitet e fundit deri në ditën e shpalljes së Thirrjes publike të jenë shitur në vazhdimësi në treg dhe
- Mediat e shtypit të mos jenë shfrytëzues të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë komerciale (publikim i shpalljeve publike për punësim, furnizime publik dhe ngjashëm).
Lartësia e mbështetjes së miratuar do të definohet me marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Sekretariatit të Përgjithshëm dhe shfrytëzuesve të përzgjedhur në bazë të Procesverbalit për vlerësim dhe Raportit të kërkesave të miratuara.
VII. LARTËSIA E MJETEVE FINANCIARE
Mbështetja për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypit do të bëhet nga mjetet e parapara në pjesën I paragrafi (2) të këtij programi, kështu që gjithsej 2 milionë denarë do të ndahen ndërmjet mediave të shtypit që botohen dhe shpërndahen në nivel lokal, ndërsa gjithsej 8 milionë denarë do të ndahen ndërmjet mediave të shtypitqë botohen dhe shpërndahen në nivel nacional, për shpenzimet e bërapër shtypje dhe shpërndarje në përputhje me faturat e dorëzuara për vitin kalendarik 2022 dhe në varësi të numrit të kërkesave të parashtruara. Mediave të shtypit që botohen në gjuhët e komuniteteve etnike do t’ju ndahen mjete shtesë në lartësi prej 10% për shpenzimet e kryera për shtypje dhe shpërndarje për vitin kalendarik 2022, në drejtim të mbështetjes së diversitetit kulturor të komuniteteve të ndryshme etnike.
VIII. BASHKËNGJITJE TË THIRRJES PUBLIKE
Kërkesa mund të sigurohet në faqene internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut: https://vlada.mk/sites/default/files/img/baranje_za_poddrshka_na_pechatenite_mediumi_2023_-_alb.docx
IX. INFORMACIONE PLOTËSUESE
Për informacione plotësuese kërkuesit mund të drejtohen deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në numrin e telefonit 02/3123 371.