Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar rastin e Leonid Indovit, për të cilin në mënyrë detajore ka informuar ministri i Shëndetësisë.
Janë argumentuar procedurat e mëparshme që janë duke u zhvilluar para institucioneve kompetente dhe kanë të bëjnë me rehabilitimin e Indovit, që është duke u zhvilluar momentalisht.
Lidhur me këtë çështje, Qeveria miratoi një konkluzion me të cilin obligohet Ministri i Shëndetësisë që të bisedojë me familjarët dhe t'i njoftojë me zgjidhjet e mundshme për shlyerjen e shpenzimeve të deritanishme për rehabilitimin e Leonid Indovit, pas së cilës ai do ta informojë Qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje konkrete.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për njoftimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive të Lidhjes së Sindikatave të Punonjësve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 287/22).
Sipas konkluzioneve të qeverisë të miratuara sot, punonjësit e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, nga ky muaj do të marrin paga më të larta mesatarisht për rreth 22 për qind dhe do t'u paguhet diferenca për muajin janar në mënyrë retroaktive. Ky është fillimi i përmbushjes së detyrimit të shtetit, i cili rrjedh nga Marrëveshja kolektive individuale e këtij institucioni të arsimit të lartë, e nënshkruar më 29.12.2022, dhe që të niset të zbatohet nga 01.01.2024.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjithsej 3000 profesorë, asistentë, persona administrativë dhe teknikë do të fillojnë të marrin një rritje të të ardhurave personale në bazë të pagës për rreth 22%, dhe rritje shtesë me një përqindje të caktuar do të ketë nga muaji mars, kur planifikohet edhe rritje e pagës minimale në vend.
Bëhet fjalë për obligim i cili buron nga marrëveshja kolektive individuale e nënshkruar ndërmjet Sindikatës së punëtorëve të USHKM-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si themelues i institucionit të arsimit të lartë dhe qëllimi i të cilit është përmirësimi i të drejtave, mundësive dhe gjendjes materiale të punonjësve të Universitet.
Zbatimi i Marrëveshjes pritet të rrisë ndjeshëm motivimin për punë dhe cilësinë e procesit mësimor-shkencor, në interes të studentëve dhe krijimit të brezave sa më të mirë, të cilët do të integrohen dhe menaxhojnë me sukses proceset shoqërore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në koordinim me institucionet tjera kompetente, do të përkushtohet që avancimi i të drejtave të punonjësve në arsimin e lartë dhe në shkencë të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke nxitur lidhjen e marrëveshjeve të reja kolektive me universitetet e tjera.
Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim sipas të cilit Ministria e Punëve të Brendshme shoferëve profesionistë që kanë certifikatë të vlefshme duhet t'u lëshojë dokumentet e udhëtimit në procedurë prioritare, me çmim të rregullt dhe në bazë të kërkesës dhe listës së dorëzuar nga Ministria Transportit dhe Lidhjeve.
Vendimi për vendosjen e një shiriti të shpejtë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për vozitës profesionistë është marrë pas informimit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për një takim të mbajtur me transportuesit që transportojnë mallra në komunikacionin rrugor vendor dhe ndërkombëtar.
Me këtë vendim janë përfshirë të gjithë transportuesit që posedojnë certifikata të vlefshme për shoferë profesionistë dhe të cilëve u mundësohet zëvendësimi i dokumenteve të udhëtimit sipas përparësisë, për të vazhduar kryerjen e detyrave të punës në mënyrë të vazhdueshme.
Procedura e paraqitjes do të kryhet përmes shoqatave dhe asociacioneve të transportuesve, me të cilat listat e drejtuesve profesionistë do t'i dorëzohen Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e cila do të kontrollojë vlefshmërinë e certifikatave dhe më tej ato do t'i përcillen Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatat në lidhje me Raportin e dytë të GREKO-s për harmonizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Rrethi i katërt i vlerësimit dhe i dha pëlqimin Ministrisë së Drejtësisë për publikimin e Raportit në përputhje me rregullat e GREKO-s për publikimin e raporteve.
Konkluzioni i Raportit është se nga gjithsej 19 rekomandime të dhëna për Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga të cilat 4 i referohen Kuvendit, 9 gjyqësorit, 3 prokurorisë dhe 3 institucioneve të tjera (MD, KSHPK) - 14 rekomandime janë zbatuar plotësisht, 4 rekomandime janë zbatuar pjesërisht dhe 1 rekomandim mbetet i pazbatuar.
Ashtu siç raportoi Ministria e Drejtësisë, GREKO konkludon se "mund të vërehet përparim në zbatimin e rekomandimeve drejtuar deri te Maqedonia e Veriut" dhe se “me miratimin e kësaj shtese të dytë në Raportin e dytë të harmonizimit, përfundon procedura për raundin e katërt të vlerësimit të Maqedonisë së Veriut”.
Raundi i katërt i vlerësimit të GREKO-s është me temë “Parandalimi i korrupsionit mes deputetëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe ka nisur në vitin 2012.
Grupi i shteteve kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës - GRECO u krijua në vitin 1999, me qëllim të përmirësimit të aftësisë së anëtarëve të tij për të luftuar korrupsionin, duke monitoruar zbatimin e standardeve kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës dhe duke zbatuar detyrimet që kanë marrë përsipër në këtë fushë.
Dhe Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e GREKO-s që nga viti 2000, merr pjesë në të gjitha aktivitetet e kësaj organizate ndërkombëtare dhe ka bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Planin Nacional të veprimit për Partneritetin për qeverisje të hapur me Propozim Plan Nacional të Aksionit dhe e shqyrtoi dhe pranoi Planin Nacional të Aksionit për Partneritet për qeverisje të hapur 2024-2026.
Është ngarkuar Ministria resoriale e Shoqërisë Informatike dhe Administratës të formojë një grup pune me të gjithë aktorët përkatës për zbatimin e Planit Nacional të Aksionit, një Këshill për koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2024-2026 dhe të parashtrojë në Qeveri raport afatmesëm dhe përfundimtar mbi statusin e zbatimit.
Përmes nismës Partneriteti për qeverisje të hapur, forcohet bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij joqeveritar. Dhe, Plani i gjashtë nacional i aksionit për Partneritetin e qeverisjes së hapur për periudhën 2024-2026 (NAP 6), siç shpjegohet nga propozuesi, MSHIA, ndërlidhet me atë të mëparshmin, duke e theksuar rëndësinë e zhvillimit të politikave që i përgjigjen nevojave të qytetarëve, si p.sh. si përgjigje ndaj tendencave moderne.
Kjo është paraparë me zotimet për një qeveri të hapur, një parlament të hapur dhe një gjyqësor të hapur, nga të cilat priten përfitime të reja për qytetarët pas periudhës dyvjeçare të zbatimit.