Kryetari i Qeverisë Prof. Dr. Hristijan Mickoski, duke mbajtur fjalim në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg kushtuar Bashkimit Evropian dhe reformave, theksoi se vendi është i bllokuar nga një kontekst joracional dhe bilateral, duke theksuar se procesi i integrimit po zgjat shumë për shtetin, i rënduar me shumë detaje që ndikojnë në rritjen e zhgënjimeve dhe pakënaqësive me udhëheqjen e të gjithë procesit.
“Kur bëhet fjalë për dhënien e rezultateve të jashtme, nga jashtë si shtet shpesh kemi marrë vetëm fjalë, jo vepra. Rezultatet mungojnë, kemi vetëm detyrime. Dhe si kalonte koha, në mesin e popullit rriteshe frustracioni, pse tani kemi një kusht tjetër, një kufizim tjetër Dhe ne pyesim veten, në rregull, ne duhet të drejtohemi si politikanë. Dhe tani duhet të qëndroj para qytetarëve të mi dhe të them: shikoni të dashur bashkëqytetarë, studentë të mi, duhet ta ndryshojmë sërish Kushtetutën”, theksoi Kryeministri Mickoski.
Ai theksoi se fqinji lindor deri më tani nuk respektuar 14 aktgjykimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për regjistrimin e shoqatës së maqedonasve që jetojnë në ato hapësira, ndërsa kërkojnë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, gjë që tregon se ekziston mungesa e vullnetit për t'i afruar gjërat.
Kryetari i Qeverisë Mickoski theksoi se edhe nëse bullgarët përfshihen në Kushtetutë, askush nuk garanton se ky është kushti i fundit për përmbushjen e një obligimi dhe se për 6 muaj nga tani nuk do të kërkohet asgjë shtesë.
Ne si Qeveri jemi të përkushtuar që të gjejmë zgjidhje dhe dialog aktiv. Një nga zgjidhjet, natyrisht, është që të zbatohet formula e aplikuar tashmë në Marrëveshjen e Prespës me efekt të vonuar, më saktë në momentet kur hyjmë në Bashkimin Evropian, atëherë ato vendime në Kushtetutë të bëhen aktive, që gjithsesi paraqet një mekanizëm mbrojtës ndaj kushtëzimeve të mëvonshme.