Për mua paraqet, para së gjithash, nder, e më pas edhe kënaqësi që, me ftesë të drejtorit, së bashku me kolegët nga Qeveria, me drejtorin e Fondit dhe të punësuarit e tjerë në këtë klinikë, mund ta vizitojmë, të bëjmë inspektim të një vepre tjetër me të vërtetë shumë pozitive, këtu në Qendrën Klinike, Klinikën e Urologjisë.
Ajo që arritëm të shohim dhe ajo që e kanë realizuar këtu drejtori bashkë me bashkëpunëtorët, është diçka që na afron një hap më pranë shëndetësisë evropiane, gjegjësisht kushtet që pamë, e gjithë aparatura dhe metodologjitë janë me të vërtetë mbresëlënëse.
Këto janë rezultatet që i presim. Jam i bindur se me të njëjtën dinamikë do të vazhdojmë edhe më tej. Fokusi ynë kryesor është, kuptohet, zhvillimi i shtetit dhe brenda këtij fokusi vend të rëndësishëm ka edhe shëndetësia, madje do të thoja një nga më kryesoret. Nga Buxheti ndahen mjete të mëdha, madje rekorde, për shëndetësinë.
Dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të uroj drejtorin dhe stafin e Klinikës. Të falënderoj ministrin, zëvendësin, drejtorin e Fondit dhe të gjithë ata që kanë pjesën e tyre në gjithçka që po bëhet në shëndetësi. E di se këto ndoshta janë hapa të vegjël, por të mëdhenj në kuptimin se prej vitesh nuk është bërë asgjë, por janë padyshim hapa që na afrojnë gjithnjë e më shumë drejt cilësisë që qytetarët duhet ta ndiejnë kur marrin kujdes shëndetësor.
Vazhdojmë më tej me të njëjtën dinamikë edhe në periudhën që vijon. E dini se po planifikojmë intensivisht të investojmë në shëndetësinë, këtu është Spitali Klinik në Shtip, së bashku me Fakultetin e Mjekësisë dhe konviktin studentor në Shtip. Këtu është spitali në Kërçovë, së bashku me Shtëpinë e Shëndetit. Këtu është edhe Spitali Klinik dhe rikonstruksioni i Spitalit Klinik në Tetovë, kështu që, në një kuptim më të gjerë, në periudhën që vijon do të jemi dëshmitarë të proceseve të tilla.
Prandaj, edhe një herë t’i uroj dhe të dëshiroj, siç thuhet, sa më pak pacientë, sa më shumë njerëz të shëndetshëm. Por ata që kanë nevojë për shërbimet e kësaj klinike, të marrin me të vërtetë shërbime evropiane, ashtu siç meritojnë.