Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot mbajti seancën e saj të rregullt 81 me radhë me më shumë pika në rendin e ditës, me interes për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët.
Si masë me prioritet, Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendimin të dërgojë ndihmë financiare me vlerë prej gjashtë milion denarësh, për Qeverinë e Republikës së Greqisë për t’u ballafaquar me zjarret katastrofave që këtyre ditëve përfshiu rrethinën e Athinës. Njëkohësisht, Qeveria solli vendim të formojë trup koordinues, i cili në nivel ditor do ta përcjell dhe koordinojë ndihmën e duhur humanitare, që do të dakordohet si nevojë me institucionet kompetente të Greqisë dhe me qytetin e Athinës.
Qeveria sot solli vendim për ndihmën financiare me vlerën e njëjtë, prej gjashtë milion denarësh, të dërgojë edhe në Qeverinë e Japonisë për të përkrahur me ballafaqimin nga pasojat e vërshimet që para do kohësh goditi këtë vend.
Në seancën e sotme Qeveria e RM-së angazhoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Kabinetin e zëvendëskryetarit të QRM-së të angazhuar për çështje ekonomike dhe Ministrinë e Ekonomisë, në Sekretariatin për Çështje Evropiane të dorëzojë versionet e para të dokumenteve aksionare për zbatimin e Programit IPA 2019, më së voni deri në shtator të vitit 2018.
Qeveria në seancën saj sot shqyrtoi edhe Informacionin për listën e projekteve shtetërore për thirrjet e ardhshme për ndihmën teknike dhe grantet infrastrukturore nëpërmjet instrumentit të Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor e cila bashkon mjete financiare nga më shumë fonde.
Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi ndryshimin e Propozim programit për ndihmë financiare në bujqësi për vitin 2018, me propozim të Rregullores për kriteret më të afërta për pagesat e drejtpërdrejta. Me këtë program dhe me rregulloren e re, të cilat janë propozuara për shkak të nënmasës së re- Pagesa të drejtpërdrejta për blerjen e grurit nga të korrat të vitit 2018 nga prodhimi vendor, pritet të realizimi i blerjes së dakorduar të grurit të prodhuar nga të korrat e vitit 2018 dhe do të avancohet konkurrenca e industrisë së miellit në vend.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi Informacionin lidhur me zgjidhjet e mundshme për transportimin e Rregullores 347/2013 për infrastrukturën transevropiane, dhe angazhoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve menjëherë pas miratimit të këtij Informacioni të formojë grupin e punës me përfaqësuesit e Kabinetit të zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila duhet të hartojë propozim tekst të Ligjit për projekte investuese të energjetikës me interes strategjik të Republikës së Maqedonisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Raportin e dytë GREKO për harmonizimin e Republikës së Maqedonisë- rreth i katërt i vlerësimit- me temë : “Parandalim i korrupsionit tek anëtarët e Kuvendit, gjykatësit dhe prokurorët publik për periudhën 2013-2015 dhe angazhoi Shefin e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë në GREKO të hartojë Planin e Veprimit për implementimin e rekomandimeve të mbetura nga rrethi i katërt i vlerësimit dhe po atë ta dorëzojnë në Ministrinë e Drejtësisë në afat prej 10 ditës nga miratimi i Informacionit.
Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhoi Sekretariatin gjeneral të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të formojë Grupin e punës të udhëhequr nga Shefi i delegacionit të Republikës së Maqedonisë në GREKO, i cili do të hartojë Udhëzimet për implementimin e dispozitave nga “Kodi Etik i anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, në përputhje me kërkesat e rrethit të pestë të vlerësimit GREKO, deri më 20 shtator 2018. Qeveria angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë për Shoqërinë Informatike dhe Administratës të hartojnë Udhëzime për implementimin e dispozitave të Kodit Etik, të cilat janë në kompetencat e këtyre institucioneve (Kodi i etikës policore, Kodi etik i punonjësve të administratës) deri më 20 shtator 2018.
Në seancën sotme u shqyrtua dhe u miratua “Informacioni i planit nacional për menaxhimin me cilësinë e sektorit publik në Republikën e Maqedonisë për periudhën 2018-2020.
Implementimin e Planit nacional për menaxhimin me cilësinë me sektorin publik në Republikën e Maqedonisë për periudhën viti 2018-2020, do të ketë ndikim të madh pozitiv ndaj sistemit në tërësi të administratës publike dhe do të kontribuojë në arritjen e një administrate bashkëkohore, efikase dhe profesionale dhe shërbime më të mira për qytetarët.
Nismat e këtilla dhe praktikat bashkëkohore në zbatimin e standardeve ndërkombëtare për cilësinë e menaxhimit në të ardhmen do të jenë të integruara në të gjitha politikat qeveritare dhe të bëhen imperativ në të gjitha institucionet publike.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për lidhjen e Aneksit për ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjeve kolektive të veçanta për paga, të drejta të tjera në bazë të pagës dhe kompensimeve për pagë, për shkak të rritjes së koeficientit për shtesë të pagës për turnin e natës dhe kujdestarive të punësuar në Institucionet publike nga fusha e shëndetësisë për nevojat e punonjëseve shëndetësor publik, klinikat universitare, Enti dhe Qendra e Emergjencës- Shkup.
Aneksi i propozuar është në kontekst se zbatimi i Marrëveshjes Kolektive do të fillojë muajin e ardhshëm ditën e nënshkrimit të Aneksit), kurse Institucioni publik mjetet do t’i sigurojë në kuadër të buxhetit të saj.
Në seancën e sotme u shqyrtua dhe u miratua propozim - vendimi për shpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor dhe pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve. Qëllimi i këtij Propozim - vendimi është shpërndarja e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor të sigurojnë mjete për realizimin e referendumit në nivel shtetëror në vitin 2018, pasi që do sillet vendimi për referendumin.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën saj të rregullt të 81 me radhë, miratoi Informacionin për Grupin e punës të angazhuar për hulumtimin e mundësisë për vendosjen e karburanteve alternative në kapacitetet industriale (makineritë) në Republikën e Maqedonisë me theks të veçantë të karburanteve (Refuse - derived duel) RDF, përkatësisht karburante që fitohen nga mbeturinat. Në seancë u miratua edhe konkluzioni i Grupit të punës të hartojë tekst të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kompanitë të cilat janë pjesë e sektorit industrial dhe institucioneve të cilat pozitivisht i janë përgjigjur kërkesës për bashkëpunim nga fusha e aplikimit të karburanteve RDF/SRF në objektet termoenergjetike në Republikën e Maqedonisë, dhe të dorëzojë propozim- tekstin e Memorandumit deri më 15.09.2018.