Qeveria në seancën e sotme të rregullt aprovoi propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e procedurës për bisedimet për njohjen e reciproke e marrëveshjes reciproke të kualifikimeve profesionale për doktor të mjekësisë, stomatologët, arkitektët dhe inxhinierët e ndërtimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Qëllimi i Marrëveshjes është përforcohet tregtia rajonale e shërbimeve, në bazë të Protokollit 6 CEFTA për Tregti me shërbime me zvogëlimin dhe eliminimin e pengesave në qarkullimin e lirë të ekspertëve dhe profesionistëve të rajonit, por edhe në përputhje qëllimeve dhe përparësive të parapara me Strategjinë për Evropën Juglindore 2020 dhe planit disavjeçar për zonën rajonale ekonomike, e me qëllim të shmangies së barrierave për njohjen e kualifikimeve profesionale. Marrëveshja gjithashtu do ta rriste qarkullimin e profesionistëve, e kjo do të kontribuonte në gërshetimin më të mirë të shkathtësive dhe nevojave të tregut të punës dhe rritjes së produktivitetit.
Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria pranoi propozim- ligjim për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për zbatimin edhe të Ligjit për noter. Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është zvogëlimi i harxhimeve të qytetarëve më të varfër, të cilët nuk mund t’i paguajnë faturat për harxhimet komunale dhe të cilët marrin kredi të vogla konsumues.
Në procedurat para noterëve këta qytetarë do të lirohen nga taksat gjyqësore dhe nga kompensimi për klauzolën për plotfuqishmëri dhe përmbarim. Ndërkaq, në procedurën para përmbaruesve, sipas ndryshimit të Ligjit, madje 16 pika për të cilat qytetarët kanë paguar një shumë të caktuar, me tarifën e re këto do të jenë krejtësisht falas. Me propozim – ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përmbarim, njëkohësisht implementohen prioritetet strategjike të shtetit, të përcaktuara me Strategjinë për reforma në sektorin gjyqësor, sidomos në drejtim të uljes së harxhimeve për qytetarët në të gjitha procedurat, duke përshirë edhe procedurën e kundërvajtjes.
Në seancën e rregullt të 90-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, si shfrytëzues i final i prodhimeve të kompanisë “11 Tetori- Eurokompozit”, Prilep, t’i arkëtojë 6 milionë denarë, me qëllim kompania të punojë pa ndërprerje.
Sot ministrat sot shqyrtuan dhe aprovuan Informacionin për programin dhe prioritetet të Kryesimit austriak në Këshillin e Bashkimit Evropian, me kalendar për mbajtjen e takimeve joformale të Bashkimit Evropian. Qeveria angazhoi ministritë përkatëse, në qoftë se marri ftesë për pjesëmarrje në takimet e bisedimeve joformale ministrore të BE-së, të marrin pjesë në to dhe në afat prej 15 ditësh ta informojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Sekretariatin për çështje evropiane. Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme është e angazhuar të koordinojë përgatitjet për pjesëmarrje në takimet e bisedimeve joformale të ministrave të Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, gjatë kohës së kryesimit të saj, Austria do të fokusohet në sigurimin e Unionit ( luftën kundër migrimit ilegal nëpërmjet sigurisë së kufijve të jashtëm të Unionit), ruajtjen e Konkurrencës evropiane nëpërmjet digjitalizimit dhe stabilitetit në fqinjësinë më të afërt në Austri ( integrimi në BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor).
Në seancën e sotme, Qeveria aprovoi Informacionin për planifikimin për pajisjen dhe modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë me propozim buxhet të Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën 2019-2021. Prioritet për pajisjen dhe modernizimin kanë forcat e deklaruara të NATO/Pz/M aktivitete të aprovuara në kuadër të Procesit të planifikimit dhe shqyrtimit ( PARP) të NATO-s, përfshirë edhe Grupin e lehtë të batalionit të këmbësorëve si njësi më e madhe e deklaruar luftarake, me të cilën Republika e Maqedonisë kontribuon në forcat e bazës së NATO-s.