Nga seanca e 92-të e Qeverisë së RM-së: Vendim për dorëzimin e Propozimit për ndryshime të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në Kuvendin e RM-së

Në përputhje me prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë- anëtarësimi në BE dhe NATO, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 92, shqyrtoi Propozimin për ndryshime të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, si hap i radhës i cili rezulton nga Marrëveshja në Prespë, ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Qeveria e RM-së konfirmoi tekstin e harmonizuar në përputhje me përcaktimet të shpalosura në seancën e Qeverisë dhe në bazë të Nenit 130 të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë dhe neneve 193 dhe 194 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me propozim Kuvendi ta shqyrtojë dhe të sjellë vendim për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Propozimi për fillimet e ndryshimeve dhe plotësimeve të Kushtetutës së RM-së mund t’i shkarkoni në këtë link.

Tani të gjithë anëtarët e Kuvendit të RM-së, të gjithë deputetët, pa dallim se cilës parti i takojnë kanë obligim historik dhe përgjegjësi para qytetarëve, të sigurojnë rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik, e kjo është rruga drejt NATO-s dhe BE-së, e cila shpie nëpërmjet Marrëveshjes maqedonase- greke.  

Nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë pritet vendim në atë drejtim dhe si shprehjet të respektimit të vullnetit të qytetarëve, të cilët kanë votuar në referendum, si dhe vullnetin e 80% të qytetarëve të cilët në vazhdimësi deklarohen se e miratojnë anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe NATO.

Nga sot realizimi i këtij vizioni është në duart e çdo deputeti veçmas dhe ky vizion varet nga ata. Ata duhet të sjellin vendim me të cilin Republikën e Maqedonisë do ta bëjnë vend më të mirë, vend më të bukur për të jetuar për çdo qytetarë.


PROPOZUES: Qeveria e Republikës së Maqedonisë

PËRFAQËSUES: Zoran Zaev, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dr. Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane, dhe mr. Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme

TË AUTORIZUAR: Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe Bojan Mariçiq dhe Dane Taleski nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

PROPOZIM PËR NISMË TË NDRYSHIMIT TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME

UDHËZIME PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

Shkup, tetor 2018

REPUBLIKA E MAQEDONISË

QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Nr.  44-9241/1

8.10.2018

Shkup

 

PËR  KRYETARIN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË  

SHKUP

Në bazë të nenit 130 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe neneve 193 dhe 194 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Ju parashtron Propozim për nismë të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me Udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që e përcaktoi në mbledhjen, e mbajtur më 8.10.2018, me propozim që ta shqyrtojë Kuvendi dhe të miratojë vendim për nismë të ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Si përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në Kuvend janë caktuar Zoran Zaev, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dr. Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane dhe mr. Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa si të autorizuar Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bojan Mariçiq dhe Dane Taleski nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.  

kryetari i qeverisë së republikës së maqedonisë

Zoran Zaev

 

Në bazë të nenit 130 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen, e mbajtur më 8.10.2018 vendosi që Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i parashtrojë:

PROPOZIM

PËR NISMË TË NDRYSHIMIT TË KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

ME UDHËZIME PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KUSHTETUTËS

 

1.   SHTIMI I TERMIT VERIORE NË EMRIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Në gjithë tekstin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë pas fjalës Maqedonia shtohet termi Veriore.

2.   NDRYSHIME NË PREAMBULËN E KUSHTETUTËS 

Për harmonizimin e tekstit të Preambulës me Marrëveshjen me Greqinë, në Preambulë do të bëhen ndryshime përkatëse.  Në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë gjatë theksimit të traditave juridike shtetërore, do të emërohen dokumentet konkrete të KAÇKM-së, përkatësisht do të futet thirrja në Manifestin e Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së për popullin maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇKM-së, me vendimet e tij konstitutive.

3.   GARANCI MË E FORTË E KUFIRIT 

Në nenin 3 të Kushtetutës është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe i patjetërsueshëm.  Kufiri ekzistues i Republikës së Maqedonisë është i pacenueshëm.  Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje.  Kufiri i Republikës së Maqedonisë mund të ndryshohet vetëm në pajtim me Kushtetutën, mbi parimin e vullnetarizmit dhe në pajtim me normat ndërkombëtare të pranuara në përgjithësi.

Ky nen tanimë u ndryshua në vitin 1992 me Amendamentin I, kur u shtua parimi i vullnetarizmit gjatë ndryshimit të kufirit dhe harmonizimi me normat ndërkombëtare të pranuara në përgjithësi.  Gjithashtu, me këtë amendament u deklarua se Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje.

Me amendamentin e ri kushtetues i cili propozohet do të deklarohet respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve fqinje dhe me këtë do të saktësohet garanci më e fortë për qëndrueshmërinë e kufijve dhe se Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale.    Kjo do të thotë mbrojtje e integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë dhe të vendeve fqinje.

 

4. KUJDESI PËR MAQEDONASIT DHE DIASPORËN JASHTË VENDIT

Në nenin 49 të Kushtetutës është përcaktuar se Republika kujdeset për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje dhe për mërgimtarët nga Maqedonia, e ndihmon zhvillimin e tyre kulturor dhe i avancon lidhjet me to.  Republika kujdeset për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës jashtë vendit.  Republika me këtë rast nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve të tjera dhe në punët e tyre të brendshme. 

Edhe ky nen u ndryshua me Amendamentin II në vitin 1992 i cili parashihte se Republika nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e tyre të brendshme.

Me amendamentin kushtetues i cili propozohet do të deklarohet kujdesi për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të pjesëtarëve të popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve tanë jashtë vendit, kjo pa nënkuptuar përzierje në të drejtat sovrane të shteteve të tjera dhe në punët e tyre të brendshme, në çfarëdo forme dhe për çfarëdo shkaku. 

 

 

ARSYETIM

1.   SHTIMI I MBIEMRIT VERIORE NË EMRIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Qëllimi i këtyre ndryshimeve të Kushtetutës është zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë, me çfarë duhet t'i mundësohet Republikës së Maqedonisë aderim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Me këtë rast, përveç kushteve të përgjithshme dhe afateve për hyrje në fuqi të amendamenteve të cilat do të lidhen me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes dhe ratifikimin e protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë në NATO në Parlamentin e Republikës së Greqisë, respektivisht shfuqizim të amendamenteve në rast të mos hyrjes në fuqi të këtyre dy dokumenteve, për mënyrën e zbatimit të këtij amendamenti konkret do të ketë edhe afate të posaçme. 

Gjegjësisht, në pajtim me marrëveshjen do të përcaktohet periudhë kalimtare për zbatimin e dispozitës në lidhje me vlefshmërinë e dokumenteve tanimë ekzistuese dhe materialeve të lëshuara nga organet e pushtetit të Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast do të ketë dy periudha kalimtare:  “teknike” dhe “politike”.

Periudha kalimtare "teknike" ka të bëjë me të gjitha dokumentet zyrtare dhe materialet e administratës publike të Republikës së Maqedonisë për përdorim ndërkombëtar dhe për dokumentet për përdorim të brendshëm, por që mund të përdoren edhe jashtë shtetit. Vlefshmëria e dokumenteve dhe materialeve të tilla do të përtërihet me skadimin e vlefshmërisë së tyre, por më së voni në afat prej pesë vitesh pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes. 

Periudha kalimtare "politike”  do t’u referohet të gjitha dokumenteve dhe materialeve, të cilat janë ekskluzivisht për përdorim të brendshëm në Republikën e Maqedonisë.  Lëshimi i dokumenteve dhe materialeve të tilla do të fillojë gjatë hapjes së secilit kapitull të fushës relevante në negociatat me Bashkimin Evropian dhe do të finalizohet në afat prej pesë vitesh që atëherë.

2.   NDRYSHIME NË PREAMBULËN E KUSHTETUTËS

Qëllimi i këtyre ndryshimeve të Kushtetutës është zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë me çka duhet të mundësohet aderimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

3.   GARANCI MË E FORTË E KUFIRIT 

Qëllimi i këtyre ndryshimeve të Kushtetutës është zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë me çka duhet të mundësohet aderimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO . 

Me Marrëveshjen vërtetohet kufiri ekzistues i ndërsjellë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë si kufi ndërkombëtar i qëndrueshëm dhe i pacenueshëm, me ç’rast merret detyrim që asnjëri nga të dy shtetet të mos ketë, as të mbështesë kurrfarë pretendime ndaj të cilësdo pjesë të territorit të shtetit tjetër, e as pretendime për  ndryshimin e kufirit të tyre të përbashkët ekzistues. Përveç kësaj, edhe Republika e Maqedonisë dhe Greqia u obliguan se nuk do të mbështesin kurrfarë pretendime të këtilla të cilat mund t’i shfaqin palë të treta.

Republika e Maqedonisë dhe Greqia u obliguan që ta respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shtetit tjetër dhe të mos mbështesin kurrfarë aktivitete të palëve të treta të drejtuara kundër sovranitetit, integritetit territorial ose pavarësisë politike të shtetit tjetër.

Gjithashtu, të dy shtetet kanë morën për obligim, në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, të përmbahen nga kërcënime ose përdorimi i forcës, duke përfshirë edhe kërcënimet ose përdorimin e forcës me qëllim që të cenohet kufiri i tyre i ndërsjellë ekzistues.

4.KUJDESI PËR MAQEDONASIT DHE DIASPORËN JASHTË VENDIT

Qëllimi i këtyre ndryshimeve të Kushtetutës është zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë me çka duhet të mundësohet aderimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Në pajtim me Marrëveshjen, Republika e Maqedonisë dhe Greqia u obliguan që asnjë dispozitë e Kushtetutës, mos të mundet ose nuk duhet të interpretohet në mënyrë që paraqet ose ndonjwher do të paraqesë bazë për përzierje në punët e brendshme të shtetit tjetër, në çfarëdo forme apo për çfarëdo shkaku, duke përfshirë edhe për mbrojtjen e statusit dhe të drejtave të cilëve do persona që nuk janë qytetarë të saj.