Qeveria në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për elementet nga negociatat inkuadruese për anëtarësim në NATO, drejtë të cilave Republika e Maqedonisë duhet të bashkëngjitet më 18 dhe 19 tetor të vitit 2018, në selinë e Aleancës në Bruksel. Gjithashtu, Qeveria, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për formimin e Komitetit të Punës për Integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. Anëtarët e Komitetit të Punës për Integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO janë të obliguar t'i zbatojnë negociatat integruese të Republikës së Maqedonisë në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ministrat e miratuan Informacionin rreth nevojës për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për çmimet shtetërore. Pastaj Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me disa ministri dhe institucione kompetente është angazhuar për të formuar një grup punues, i cili duhet ta përgatis dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë t'ia dorëzojë Projektligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për çmime shtetërore, me të cilin do të vendoset një Çmim i ri shtetëror për zhvillimin e të drejtave të njeriut, i cili do të mbajë emrin e “Meto Jovanovski”.
Në seancën e 93 Qeveria solli vendim për vendosjen e një subvencioni inetervenues për prodhuesit e mollëve. Përkatësisht, ata prodhues të cilët do të shesin prodhimin e tyre tek blerësi i regjistruar, do të marrin 3 denarë subvencion për kilogram mollë të shitura. Kushti për ta fituar këtë subvencion është rendimenti të shitet më së voni deri në 25 dhjetor të këtij viti me çmimi jo më të lartë se 5 denarë për kilogram. Qeveria solli këtë vendim me qëllim që t’iu del në ndihmë prodhuesve të mollëve, e sidomos atyre të Rajonit të Prespës, të cilët për shkak të kushteve klimatike pësuan shumë dëme në prodhimtari.
Sot Qeveria solli vendim për ndarjen e mjeteve për Shtëpinë e Studentit “Pellagonija” si dhe Shtëpia Shtetërore e Studentit “Shkup”.
Shtëpia Shtetërore e Studentit “Pellagonija” do të marr 7.204.603,00 denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për ecurinë e punës , përkatësisht harxhimet vijuese për energjinë elektrike të harxhuar, harxhimet për ngrohje, për ujin e harxhuar dhe higjienën komunale, të cilat nuk kanë mundët të parashihen dhe planifikohen në buxhetin e Shtëpisë së Studentëve “Pellagonija”- Shkup. Po për këtë qëllim, gjithsej 79.593.133, 00 denarë nga buxheti i shtetit do të marrë edhe Shtëpia e Studentëve “Shkupi”- Shkup.
Në seancë u shqyrtua dhe u miratua Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil, me Planin e Veprimit 2018-2020. Hartimi i kësaj Strategjie ishte pjesë e një procesi të gjatë gjithëpërfshirës dhe konsultues. Strategjia themelohet në rezultatet e deritanishme, por edhe përpunon kornizën për aktivitete të radhës të cilat do të mundësojnë avancim të mëtutjeshëm për bashkëpunim dhe nxitje të zhvillimit të sektorit civil, si korrektues të politikave, servis i qytetarëve dhe kanal për solidaritet, partner të shtetit dhe biznesit dhe shtysë integrimeve në BE.
Qeveria miratoi Informacionin për nevojën e hartimit të Strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për Një shoqëri dhe interkulturalizëm. Hartimi i zbatimit të Strategjisë është në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si dhe në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë për vitin 2019. Qëllimi i saj është të avancohet toleranca interkulturore në Maqedoni, ndërmjet grupeve dhe bashkësive të ndryshme, si dhe nëpërmjet saj të zbatohen rekomandimet e Këshillit të Evropës nga Raport i fundit i Komisionit të Evropës. Për hartimin Strategjisë do të formohen grupe koordinuese, anëtarët e së cilës do të jenë përfaqësues nga më shumë ministri përkatëse dhe institucione shtetërore.
Ministrat në seancë shqyrtuan dhe miratuan informacionin për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë në raport me pasojat nga BREGZIT me fokus të raporteve tregtare dhe ekonomike, në nivel bilateral dhe multilateral dhe në nivel të Bashkimit Evropian.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë përcaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë për koordinator të të gjithë aspekteve lidhur me procesin BREGZIT. Gjithashtu, do të formohet edhe trupi ndërsektorial me përfaqësues nga disa ministri, detyra e të cilëve do të jetë të përcillet procesi BREGZIT.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e rregullt shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për fillimin e furnizimit publik disavjeçar të punëve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për një pjesë të Zonës Industriale Vizbegë, komuna Butel. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e angazhuar mjetet me vlerë prej 84.240.000,00 denarë për realizimin e projektit: “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për pjesën e Zonën Industriale Vizbegë, komuna Butel” t’i përfshijë në kërkesat buxhetore për vitin 2019 dhe 2020.