Nga seanca e 95-të e rregullt e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: Do të hapet Qendra e Informimit për Integrime Euroatlantike; u miratua Karta për të dhëna të hapura

Në seancën e 95-të rregullt,Qeveria e Republikës së Maqedonisë aprovoi Informacionin për ridestinimin e mjeteve nga Programi efikasiteti energjetik dhe energji të ripërtëritshme për financimin e projekteve nga fusha e ujitjes. Ministria e Financave duhet të fillojë procedurën për ridestinimin e mjeteve në formë të huamarrjes me vlerë prej 20 milion eurosh nga Programi për efikasitet energjetik dhe energjive të ripërtëritshme, faza III, për projekte nga fusha e ujitjes dhe mjetet e tjera të nevojshme për konstruksionin financiar të këtyre projekteve të kërkojë huamarrje zhvillimore nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Bankës KfV.

Ministrat sot pranuam Informacionin për sigurimin e hapësirave për hapjen e Qendrës së Informimit për Integrime Euroatlantike. Qëllimi është të sigurohet hapësirë për dialog aktiv dhe debate për integrimet euroatlantike.

Projekti parasheh organizimin dhe promovimin e ngjarjeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera nëpërmjet të cilave qytetarët do t’iu afrohet procesi i integrimeve euroatlantike dhe do të rritet niveli i njohurive për të.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria aprovoi Informacionin lidhur me formimin e grupit të punës për përpunimin e Planit nacional të veprimit të integruar për energji dhe klimë. Më së voni 25 tetor të këtij muaji, Kabineti i ZKQRM i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resurset ekonomike, ministritë: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, dhe Ujësjellësit, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministria e Financave, Sekretariati për Çështje Evropiane, si dhe Agjencia e Energjetikës, ELEM dhe AShAM duhet të emërojnë persona të cilët do të përfshihen në grupin e punës për hartimin e Planit Nacional, kurse Ministria e Ekonomisë sipas nevojës në grupin e punës gjithashtu të përfshijë edhe përfaqësuese nga institucionet e tjera kompetente, sektorit civil dhe ekspertëve. Plani nacional i veprimit për energji dhe klimë është obligim, i cili buron nga Komuniteti energjetik në të cilin Republika e Maqedonisë është njëra nga palët e kontraktuara.

Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi edhe Informacionin për miratimin e Kartës ndërkombëtare për të dhëna të hapura. Deklarata për miratimin e Kartës Ndërkombëtare për të dhëna të hapura do ta nënshkruaj ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe e njëjta në afat prej 15 ditësh duhet ta dorëzojë tek anëtarët e Bordit Këshillues për Kartën e të dhënave të hapura. 

Qeveria e miratoi Informacionin për nevojën të sanimit urgjent të urës së armuar – betoni në hekurudhën Veles – Gjevgjeli. Ministria e Financave dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve janë të angazhuara të propozojnë zgjidhje të mundshme për gjetjen e mjeteve financiare të nevojshme për sanimin e urës. Ndërkaq, NP HEKURUDHAT E MAQEDONISË- INFRASTRUKTURA është e angazhuar të fillojë procedurë urgjente për realizimin e furnizimit – sanim dhe armim të urës së betonit Veles- Gjevgjeli.

Në seancën e 95-të, Qeveria solli vendimin që Gjykatës Kushtetuese t’i propozojë të mos e aprovojë nismën të dorëzuar nga Elenko Millanov nga Shkupi, të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë me U.nr.106/2018 për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Nenit 196 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.19/2004) dhe Neni 100 paragrafi 2 nga Ligji për Ndryshime dhe Plotësime të Kodit Penal (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.114/2009).

Qeveria i propozoi Gjykatës Kushtetuese të mos e aprovojë iniciativën, me qëllim të pamundësohet përgjegjësia për kryerjen e veprave penale nga funksionarë të lartë, për të lartë nga Prokuroria Speciale Publike.

Disa nga vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sot është Informacioni për realizimin e Ekspozitës ndërkombëtare “100 vite Trebenishtë”. Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë i angazhuar në kuadër të mjeteve të parapara për Zyrën e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të sigurojë mjete me vlerë prej 1.200.000,00 denarë në kuadër të mjeteve të siguruara nga buxheti shtetërore për realizimin e Ekspozitës ndërkombëtare “100 vite Trebenishtë”.

Me rastin e 100 vjetorit nga hulumtimet e para të nekropolit Trebenishtë, në Ohër, Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë, Instituti me Muzeun Nacional Arkeologjik- Sofje dhe Muzeu Kombëtar Beograd në emrë të mardhënieve miqësore në fushën e trashëgimisë kulturore- historike dhe hulumtimit shkencor, do të organizohen tri ekspozita të përbashkëta, të cilat do të jenë të njëpasnjëshme në Shkup, Sofje dhe Beograd, Ekspozita do të mbahet në periudhën nga 15 Nëntor 2018 deri në 15 Maj të vit 2019.

Ekspozitat janë përkushtuar në promovimin e vlerave të përbashkëta evropiane dhe integrimin evropian i Ballkanit Perëndimor, e shpallur për prioritet kryesor i politikës së jashtme të tre shteteve- Republikës së Maqedonisë, Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Serbisë. Me ekspozitat do të prezantohet një pjesë e pasurisë së trashëgimisë kulturore të Republikës së Maqedonisë, e cila gjendet në tre shtet para opinionit të gjerë ku e njëjta nga afër do të njihet me njërin nga lokalitet më të njohura nga Republika e Maqedonisë. Ekspozita “100 vite Trebenishtë” padyshim do të jetë promotori më i madh i trashëgimisë kulturore arkeologjike.