Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme formoi Komisionin për bartjen e pajisjeve teknike për përcjelljen e komunikimeve dhe të dokumentacionit teknik nga Ministria e Punëve të Brendshme - Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit në Agjencinë Operative Teknike (AOT).
Komisioni, përbëhet nga përfaqësues të MPB-së, nga AOT, nga Gjykata e Lartë, nga Prokuroria Publike, Drejtoria për Sigurimin e Informacioneve të Klasifikuara, si dhe nga Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masës së posaçme investiguese përcjellje të komunikimeve, ka për detyrë ta konstatojë gjendjen faktike të pajisjeve teknike për përcjellje të komunikimeve, si dhe dokumentacionin teknik të cilët barten nga Ministria e Punëve të Brendshme--Drejtoria për Sigurim dhe Kundërzbulim në Agjencinë Operative Teknike të bëjë evidentimin e të gjitha masave aktive përcjelljen e komunikimeve, si dhe të hartojë procesverbal për detyrën e kryer.
Formimi i këtij Komisioni është në funksion të sigurimit të garancive për implementimin e duhur të zgjidhjeve ligjore nga të cilat pasojnë edhe obligimet e Qeverisë së RM-së të mundësojë të gjitha kushtet për fillimin e punës së Agjencisë Operative Teknike, deri në ditën e fillimit të zbatimit të ligjit në fjalë, përkatësisht nga 1 nëntori i këtij viti.