Lufta kundër ndotjes së ajrit bëhet prioritet strategjik i Qeverisë së RM-së, sigurohet shuma e parë prej 98 milionë denarë

Në seancën e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë u shqyrtua dhe miratua propozimi për planin e masave të verifikimit të Programit për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë.

Në bazë të kësaj, në seancën e sotme u soll vendimi për ndryshime dhe plotësime të vendimit të Qeverisë së RM-së për verifikimin e prioriteteve strategjike për vitin 2019, me të cilin do të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe  konstatohet si prioritet për vitin e ardhshëm.
Ndër vendimet e seancës së sotme është se Qeveria angazhoi Ministrinë e financave të përfshijë Programin për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në propozimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019.
 
Nga Buxheti i vitit 2019 për këtë qëllim janë paraparë 98 milionë denarë, me rekomandim për sigurim të mjeteve plotësuese financiare dhe për këtë program të shfrytëzohen potencialet ekzistuese nga komuniteti i donatorëve.