Në seancën e saj të rregullt, të 102-të me radhë Qeveria miratoi propozim- ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kreditë konsumuese. Qëllimi i propozim- ligjit është të kufizohet shkalla vjetore e harxhimeve të përgjithshme të kredive konsumuese. Me këtë, shfrytëzuesit e kredive nuk do të paguajnë harxhime të tejkaluara dhe do të minimizojnë përkeqësimin e gjendjes së shfrytëzuesve të kredive të cilët kanë probleme me kthimin e kredisë.
Qeveria sot miratoi procedurat standarde operative për veprim me tregtinë me qeniet njerëzore. Ato rregullojnë procedurat, procedurën dhe mënyrën e sigurimit të ndihmës dhe mbrojtjes të të gjithë viktimave të tregtisë me qenie njerëzore, pa dallim a janë shtetas të vendit apo shtetas të huaj, nëpërmjet qasshmërisë gjithëpërfshirëse të bazuar në të drejtat e njeriut ofruar viktimës në formën e kornizës së institucionalizuar të bashkëpunimit.
Procedurat standarde operative duhet të mundësojë veprime dhe partneritet të koordinuar me të gjitha palët e përfshira në luftën kundër tregtisë me qenie njerëzore edhe atë në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar, për shkak të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të viktimave, avancimin e identifikimit të viktimave të tregtisë me qenie njerëzore, si dhe të japin drejtim për ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të tregtisë më qenie njerëzore në përputhje me të drejtat e njeriut.
Në përputhje me Raportin e fundit të Bankës botërore “Doing Business 2019”, i cili u miratua në seancën qeveritare, Maqedonia ka avancuar rangun e saj për një vend dhe gjendet në vendin e dhjetë, në mesin e 190 shteteve të botës. Maqedonia edhe këtë vit kryeson në rajon dhe vendi i katërt në Evropë sipas kushteve për udhëheqjen e biznesit. Këtë vit nga gjithsej 10 indikator: marrja e lejeve të ndërtimit dhe regjistrimit të pronës. Tek dy indikatorë, qasshmëria tek kreditë dhe zgjidhja e insolvencës, nuk ka ndryshim të rangut, ndërkaq përkeqësim ka tek 6 indikatorë; përkatësisht fillimi i biznesit, qasshmërisë tek energjia elektrike, mbrojtja e investitorëve pakicë, pagesa e tatimeve dhe tregtia ndërkufitare dhe zbatimi i marrëveshjes.
Në seancën e sotme u miratua Informacionin për aktivitete e ndërmarra për zhvillim të fuqisë punëtore në Republikën e Maqedonisë. Ndërkaq Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në afat prej një jave të dorëzojë kërkesë për nominim për përfaqësuesit e Kabinetit të zëvendëskryeministrit i angazhuar për çështjet ekonomike, Fondi i Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, odat ekonomike dhe asociacionet e biznesit nga veprimtari të ndryshe dhe nga partnerët ndërkombëtar (USAID, UNDP dhe Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim- SDC), për formimin e grupit të punës të Planit operativ për programet dhe masat aktive të punësimit dhe kushtet e tregut të punës për vitin 2019, si dhe formimi i Trupit koordinues dhe monitorimi i zbatimit të fushatës për promovimin e profesioneve tek të rinjtë.
Ministrat sot miratuan Informacionin për nominimin e anëtarëve të Këshillit për partneritet publiko- privat. Në Ministrinë e Ekonomisë në afat prej tri ditësh përfaqësues të vet duhet të emërojnë këto ministri: Ministria e Financave, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Kulturës, si dhe Kabinetit i zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinimi me resurset ekonomike. Përfaqësuesve të Këshillit për partneritet publiko-privat të propozojnë edhe Byronë për Furnizime Publike, BNjLV, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Lidhjes së Odave Ekonomike.
Qeveria në seancën e 102-të miratoi Raportin për bisedime të realizuara, si dhe harmonizimin e tekstit të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Çekisë për zbatimin e Marrëveshjes për bartjen e personave me qëndrim ilegal. Protokollin, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do ta firmos ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.